• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Strategjia e zgjedhjeve ndez opozitën: Aleatët kërkojnë 3-4 vende në lista, LSI bën gati valixhet! Berisha del tërësisht jashtë loje

07/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Strategjia e zgjedhjeve ndez opozitën: Aleatët kërkojnë 3-4 vende në lista, LSI bën gati valixhet! Berisha del tërësisht jashtë loje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Strategjia e zgjedhjeve ka ndezur lëvizjet brenda opozitës së bashkuar. Teksa aleatët tradicionalë kishin shtuar presionet ndaj Lulzim Bashës, lideri demokrat është vënë në lëvizje.

Gazeta e deklaroi një ditë më parë se kryedemokrati Lulzim Basha do të intensifikonte takimet me aleatët për të vendosur për çështjen e listave dhe kështu ka ndodhur, pasi mësohet se tashmë ai ka nisur takimet kokë më kohë me aleatët e tij.

Mësohet se në parim është arritur një marrëveshje, e cila do të marrë jetë javën që vjen, që opozita e bashkuar të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit me dy lista, ku në një do të grupohet PD me aleatët dhe në tjetrën LSI. Mësohet se Basha fillimisht ka pasur të hënën një takim me kreun e PR, Fatmir Mediu, ndërsa dje është takuar me kreun e LZHK, Dashamir Shehi dhe sipas burimeve sot pritet të takohet me kreun e PAA, Agron Duka.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zoti Mediu dhe zoti Shehi, ndërkohë që dje gjatë një prononcimi për mediat kreu i LZHK e pohoi ekzistencën e këtij lajmi. “Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale. Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në Parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur. Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vet, por akoma nuk është zyrtare. Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla”, deklaroi Shehi.

Diskutimet mbi renditjen në lista

Por pavarësisht faktit se opozita mund të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit me dy lista, burime nga selia blu i pohuan gazetës se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka vendosur ende strategjinë finale dhe sa hapësirë do u japë aleatëve. Sipas burimeve, në takimet që ka pasur Basha, ka rënë dakord që PD dhe aleatët tradicionalë të shkojnë bashkë, ndërsa LSI të dalë më vete.

Por sipas burimeve ka pasur dhe pakënaqësi. Disa prej aleatëve kërkojnë që përveç vetes së tyre, në lista të kenë dhe përfaqësues të partive. Mësohet se PR dhe PAA kanë kërkuar 3-4 apo dhe 5 vende në lista, në disa qarqe kryesore. PAA mendon se ka shumë elektorat në Durrës e Tiranë dhe prandaj Duka kërkon që të fusë dhe emra të tjerë. Po të njëjtën gjë mësohet se kërkojnë Mediu me Shpëtim Idrizin. Pra në parim ka një dakordësi që të shkohet bashkë, por sa u takon vendeve në lista do të ketë konsultime të tjera, pasi Mediu, Duka, Shehu, Idrizi, etj., kërkojnë që emrat e tyre të jenë në zonat fituese.

Nga ana tjetër Basha është skeptik pasi duhet të penalizojë njerëz të PD. Gazeta ka mësuar se pozicioni i renditjes do të jetë objekt diskutimi në një moment të dytë. Ndërkohë LSI mësohet se ka bërë gati valixhet. Sipas burimeve, Basha do ketë takime dhe me përfaqësues të LSI ku do vendoset mes tyre si do shkohet në zgjedhje, por sipas zërave në PD do kemi një ndarje. Nga ana tjetër eksponentë të LSI në media po japin sinjale se kanë nisur distancimin nga PD.

Berisha jashtë loje

Nga ana tjetër gazeta ka mësuar se Basha po sposton tërësisht Berishën sa i takon strategjisë së zgjedhjeve. Basha ka pasur takime individuale me aleatë dhe i ka vendosur aty pikat mbi “i”. Më parë ishte Berisha ai që vendoste mbi çdo lëvizje të PD. Një burim i tha gazetës se Basha edhe sa u takon koordinatorëve në qarqe po konsultohet me të besuarit e tij dhe është distancuar nga Berisha.

Po ashtu kemi një ndarje dhe sa i takon listës së kandidatëve. Komisioni i ngritur nga Basha pak kohë më parë nuk u pëlqye fare nga Berisha, pasi pjesë e tij ishin disa prej “armiqve” të tij. Ndërkohë mësohet se Basha po planifikon që në listat për deputetë në zonat fituese të jenë të besuarit e tij, ndërsa disa që i ka futur Berisha në PD mund të mbeten jashtë./Rigels Seliman

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In