• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu

02/01/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Lista/ 55 njerëzit që braktisën drejtësinë se ishin ‘pa qejf’, për t’u bërë avokat dhe punuar në privat, arsyet e çuditshme dhe frika e përbashkët nga Vetingu
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të Vetingut, 55 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë kanë dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Motivet e pretenduara të dorëheqjeve të njerëzve të drejtësisë janë të ndryshme, që nga ofertat për t’u bërë deputetë, për të punuar në universitete, në kisha, në spitale, për t’u bërë avokatë, deri tek lodhja nga karriera e gjatë, sëmundjet, emigrimi etj., por arsyeja e vërtetë dyshohet se mund të jetë një dhe e përbashkët; frika e përballjes me procesin e Vetingut.

Gjashtë anëtarë të Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj u vetëlarguan nga drejtësia, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronin në detyrë deri kur të zëvendësoheshin, siç bëri Ardian Dvorani.

Fullani dhe Qirjako u bënë më pas avokate. Në të njëjtën mënyrë dhanë dorëheqjen edhe tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi.

Dorëheqjen dhanë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, i pari i marrë i pandehur nga SPAK, i dyti i kallëzuar penalisht nga Komisioni i Vetingut. Në njoftimin e dorëheqjes, Petrit Fusha shprehej se “….çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë”.

Në korrik të vitit 2020, dhanë dorëheqjen edhe dy gjyqtarët e Apelit në Tiranë, Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj. Gjin Gjoni tha se e kishte propozuar Partia Demokratike për deputet, ndërsa Alaudin Malaj, i ndaluar disa ditë më parë nga polica pas një sherri me të birin, është bërë avokat.

E bujshme është edhe dorëheqja edhe Erlindi Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke evituar përballjen me Vetingun. Erlindi Basha dha dorëheqjen si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë në 24 tetor 2016 pa asnjë shpjegim.

Gjyqtarja e Durrësit Ema Gashi dha dorëheqjen për të mbrojtur të motrën Rovena Gashit gjatë procesit të Vetingut në KPA. Megjithatë, KPA nuk e pranoi si avokate të Rovenës, ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut. Kryeprokurorja e Durrësit, Joana Qeleshi, dha gjithashtu dorëheqjen për të punuar në një spital privat.

Gjyqtarja e Tiranës Regleta Panajoti, më 24 qershor 2020, paraqiti dorëheqjen nga në KLGJ. Në kërkesën e dorëheqjes gjyqtarja shkruante se “…çmoj se eksperienca dhe kontributi im duhet të vazhdojë nga katedra akademike…”. Prokurori i Apelit të Tiranës, Nezir Gjoka, dha dorëheqjen në fillim të muajit qershor 2020, duke pretenduar se ishte sëmurë.

Për arsye shëndetësore kanë dhënë dorëheqjen edhe prokurori në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, Njazi Seferi, gjyqtari i Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli, gjyqtari i Tiranës

Metush Saraçi, gjyqtarët e Durrësit Genci Sinjari dhe Merita Xhani, gjyqtarja e Sarandës Ketra Bajrami etj. Edhe Gjyqtari i Apelit, Agim Bendo, i cili ka marrë pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit, dha dorëheqjen nga drejtësia, me pretendimin se ishte sëmurë.

55 njerëzit e drejtësisë që dhanë dorëheqjen

1. Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

2. Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

3. Mirela Fana, Gjykata e Lartë

4. Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

5. Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

6. Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

7. Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

8. Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

9. Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

10. Adriatik Llalla, kryeprokuror

11. Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

12. Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

13. Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

14. Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

15. Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

16. Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

17. Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

18. Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

19. Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

20. Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

21. Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

22. Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

23. Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

24. Agim Dilka, prokurori në Elbasan

25. Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

26. Fran Prendi, Gjykata Speciale

27. Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

28. Adrian Nezha, prokuror Tiranë

29. Ermir Beta, prokuror në Berat

30. Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

31. Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

32. Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

33. Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

34. Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

35. Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

36. Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

37. Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

38. Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

39. Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

40. Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

41. Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

42. Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

43. Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

44. Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

45. Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

46. Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

47. Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

48. Merita Xhani, Gjykata Durrës

49. Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

50. Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

51. Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

52. Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

53. Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

54. Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

55. Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë./Adriatik Doci/Shqiptarja.com

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In