• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nis zbardhja e llogarive bankare në parajsat fiskale, mbyllen marrëveshjet me 72 shtete, lehtësohet puna e SPAK për të goditur pushtetarët

30/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Nis zbardhja e llogarive bankare në parajsat fiskale, mbyllen marrëveshjet me 72 shtete, lehtësohet puna e SPAK për të goditur pushtetarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nis puna për të zbardhur llogaritë bankare në parajsat fiskale. Pak muaj më parë u miratua një ligj ku mundësonte që Shqipëria të ishte pjesë e paktit për të hapur llogarite bankare.

Plot 81 shtete ranë dakord për të shkëmbyer informacione, ndërsa mësohet se Shqipëria ka mbyllur marrëveshjet me 72 prej tyre. Administrata tatimore kanë rënë dakord për të zbardhur gjithçka, duke lehtësuar në këtë mënyrë punën e SPAK. Kjo e fundit ka nisur hetimet në prapaskenë për shumë politikanë, ndërsa hapja e llogarive bankare do fundosë disa prej tyre.

Sipas të dhënave, ka shumë emra që kanë para në kompani offshore apo në parajsa fiskale dhe nuk është çudi që gjatë vitit 2021 të kemi surpriza. Shqipëria në vitin 2020 iu bashkua vendeve që zbatojnë standardet globale të Shkëmbimit Automatik të Informacionit mbi Llogaritë Financiare, sipas standardit CRS të OECD-së, duke shkëmbyer automatikisht informacionin për llogaritë financiare të personave jo rezidentë.

Autoriteti kompetent, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, shkëmben me administratat e tjera tatimore informacionin e marrë nga institucionet financiare raportuese, nëpërmjet sistemit CTS. Ky sistem, i cili aksesohet kundrejt një tarife vjetore, do të mundësojë transmetimin/pranimin e mesazheve dhe të integrimit me sistemet e autoriteteve të tjera tatimore. Sipas tij, çdo llogari me vlerë të madhe që ndryshon tani do të jetë në monitorim.

“Llogaritë e njësive ekonomike që i nënshtrohen rishikimit. Një llogari paraekzistuese e njësisë ekonomike, që ka një balancë ose vlerë totale të llogarisë që e tejkalon shumën 250 000 USD, duke filluar nga data 31 dhjetor 2018 dhe një llogari paraekzistuese e njësisë ekonomike që nuk tejkalon 250 000 USD, duke filluar nga data 31 dhjetor 2018, por balanca ose vlera totale e llogarisë tejkalon 250 000 USD, duke filluar nga dita e fundit e çdo viti kalendarik pasues, duhet të rishikohet në përputhje me procedurat e përcaktuara në pikën 3, të këtij neni”, thuhet në vendim.

Të rrezikuarit

Sipas autoriteteve, ka dyshime se një numër i madh biznesesh dhe qytetarësh i mbajnë paratë jashtë vendit dhe në këtë mënyrë shmangin detyrimet tatimore te ne. Por duhet theksuar se në listën që kanë bërë publike Tatimet, ka shumë shtete që njihen si parajsa fiskale dhe sipas informacioneve konfidenciale, ka shumë politikanë që kanë futur para në bankat e këtyre shteteve.

Padyshim mes tyre është Qipro. Në këtë shtet kanë shkuar me qindra e miliona dollarë, sidomos ata të piramidave financiare të 1997. Gjatë krizës financiare mjaft deputetë humbën miliona dollarë. Po ashtu shtete të tjera janë Malta, Panamaja dhe Singapori. Edhe në këto shtete janë të shumtë ata që kanë fshehur paratë. Po ashtu ka emra të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Meksika, Singapori etj.

Në Londër paratë i ka fshehur një politikan i njohur në vend. Bëhet fjalë për mbi 80 milionë dollarë. Duket se tashmë letrat do hapen dhe të gjithë mund të dalin zbuluar. E bukura është se me reformën në drejtësi SPAK ka të drejtë të hyjë në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve në çdo kohë.

Pra nëse Tatimet bien në gjurmët e dikujt që ka llogari jashtë vendit, atëherë SPAK do ketë në dorë gjithçka. Po ashtu shumë shpejt do jetë gati dhe Byroja e Hetimit, e cila do ketë një drejtori të posaçme vetëm për të gjurmuar paratë jashtë vendit.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In