• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kurba e shifrave të COVID vazhdon trendin e uljes: 375 raste të reja dhe 9 humbje jete në vend

26/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kurba e shifrave të COVID vazhdon trendin e uljes: 375 raste të reja dhe 9 humbje jete në vend
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pëson ulje numri i rasteve me koronavirus në vendin tonë, ndonëse numri i viktimave është i lartë. Në 24 orët e fundit 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë identifikuar 375 raste të reja.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In