• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbyllet sesioni parlamentar, miratohet kreu i ri i ILDKP, shpërblim për familjet e të vrarëve nga policët, ja diskutimet në seancë

24/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Mbyllet sesioni parlamentar, miratohet kreu i ri i ILDKP, shpërblim për familjet e të vrarëve nga policët, ja diskutimet në seancë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi ka mbyllur ditën e djeshme sesionin parlamentar për këtë vit. Në seancën e zhvilluar u miratuan një sërë çështjesh ndër to edhe zgjedhja e kryetares së re të ILDKPKI. Kuvendi votoi Evgjeni Basharin si kryetare të ILDKPPKI-së me 100 vota pro, ndërsa kandidatja tjetër Elena Papa mori 14 vota dhe vetëm një abstenim. Ndër pikat kryesore për t’u diskutuar ishin dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të autoritetit të mbikëqyrjes Financiare, apo anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Kuvendi votoi për zgjedhjen e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e cila u zgjodh Violeta Nikleta me 92 vota pro. Me 99 vota pro kaloi dhe akti normativ, që parashikon një pension suplementar për familjen e Klodian Rashës, që u vra nga një efektiv i Policisë. Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni duke folur dje në Kuvend gjatë shqyrtimit të Aktit Normativ “Për një shtesë në ligjin “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” u shpreh se, ky ligj merr shkas nga ngjarja e fundit ku humbi jetën një 25-vjeçari si pasojë e veprimeve në kapërcim apo në kundërshtim flagrant të ligjit nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Aktin normativ të qeverisë për trajtimin financiar mujor për babain e Klodian Rashës, deputeti e cilësoi si akt moral ndjese kolektive edhe pse faji ka qenë individual. “Këto raste shkaktojnë, jo vetëm dhimbje në familje, jo vetëm dhimbje në shoqëri, por shpesh shkaktojnë edhe pasoja financiare dhe vështirësi të mëdha për familjet të cilave u ndodh. Për këtë arsye vjen ky reagim i qeverisë shqiptare si një akt human i shprehjes së dhimbjes dhe solidaritetit. Ky reagim i qeverisë shqiptare, vjen si një akt politik përgjegjshmërie institucionale, si një akt moral ndjese kolektive edhe kur faji mund të jetë individual”, tha Hyseni.

Reagon deputeti Murrizi

Në fjalën e tij në seancën e djeshme plenare, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me dëmshpërblimin e familjeve të personave që humbin jetën në mënyrë aksidentale nga operacionet e policisë. Ai e ka cilësuar këtë ndryshim ligjor si të turpshëm, pasi sipas tij qytetarët kërkojnë drejtësi nga shteti.“Nuk dua të bëj politikë me fatkeqësinë e asnjë familjeje shqiptare, nuk u përkas individëve të politikës meskinë e që për vota i drejtohen me “turra lotësh” familjeve në këto 30 vite. Kjo në funksion të një grushti votash më shumë. Akte normative për të dëmshpërblyer familjet që nga arroganca e shtetit kanë humbur njerëzit e tyre, janë akte të turpshme pasi qytetarët kërkojnë nga shteti mbrojtje dhe drejtësi”, tha Murrizi.

Reagon PS

Ndaj tij reagoi deputeti Alket Hyseni. Sipas tij ata e kanë keqpërdorur aktin normativ, njësoj si vrasja tragjike e Klodian Rashës. Hyseni foli edhe për termin e përdorur në aktin normativ ku vrasja cilësohet si aksidentale. “Fatkeqët e politikës së vjetër, tentuan të keqpërdorin edhe këtë akt normativ, ashtu siç keqpërdorën ngjarjen për kreditë politike të pamerituara. U përpoqën të luajnë edhe me termin aksidental të këtij akti, i cili në fakt është një term i mirëfilltë juridik, zhargon në ligjin për sigurimet dhe risigurimet në Republikën e Shqipërisë, i cili në asnjë rast nuk konfondon faktin e ngjarjes dhe në asnjë rast nuk i jep të drejtë asnjë organi shtetëror, përveç se drejtësisë për të definuar nëse kemi të bëjmë me një veprim të paligjshëm që është vepër penale, që dënohet si vrasje, apo si vrasje me dashje, apo nga pakujdesia apo çdo formë tjetër që përcakton ligji, Kodi Penal shqiptar”, u shpreh Hyseni.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In