• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hetimet e bujshme të SPAK, padi të reja në shqyrtim për Zamira Ramin, nën hetim edhe 2 ish-kryebashkiakë të tjerë

17/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pritet të vijojë me goditjet e bujshme sa u takon zyrtarëve apo politikanëve të lartë të korruptuar.

Dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës që vinte nga radhët nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Zamira Rami dhe ka çuar në GJKKO çështjen, për shkak se gjatë kohës që ajo ishte në detyrë prishi disa objekte private, duke i shkaktuar dëm rreth 6 mln lekë shtetit. Por gazeta ka mësuar se telashet për zonjën Rami nuk mbarojnë me kaq.

Sipas informacioneve, mësohet se ndaj ish-kryebashkiakes janë edhe tre padi të tjera që ndodhen në tryezën e institucionit të akuzës. Madje, sikundër theksuan të njëjtët burime mësohet se një nga paditë ka të bëjë me çështjen e Klubit të Futbollit të Gjirokastrës, “Luftëtari”, për të cilën mësohet se prokuroria ka filluar hetimet.

Po ashtu, mësohet se prokuroria ka filluar hetimet edhe për dy çështje të tjera ndaj zonjës Rama. Pra, të gjitha këto tregojnë se Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është e vendosur për të luftuar me zero tolerancë korrupsionin dhe krimin e organizuar, sikundër është çuarja për hetim e dosjes së ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami, një mesazh ky i drejtpërdrejtë për zyrtarët e korruptuar.

Nën hetim edhe 2 ish-kryebashkiakë të tjerë

Por ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami nuk është e vetmja që ka rënë nën rrjetën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Gazeta ka mësuar se Prokuroria Speciale pritet që t’iu prishë rehatinë edhe dy ish-kryebashkiakëve të tjerë që vijnë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Mësohet se institucioni i akuzës ka vënë nën hetim 2 ish-kryebashkiakë për abuzime me detyrën gjatë kohës që ushtronin detyrën, ndërkohë që mësohet se një nga këta është një grua.

Mirëpo, për shkak se çështjet janë nën hetim nga prokuroria, gazeta ka preferuar të mos i bëjë publik emrat e tyre. Sidoqoftë, fakti që tashmë Prokuroria Speciale ka nisur që hetojë zyrtarët e lartë, është një ogur i mirë, kjo edhe për shkak se një gjë të tillë e kërkon edhe Brukseli dhe Uashingtoni. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që dy ditë më parë sipas njoftimit të SPAK, zonja Zamira Rami nën cilësinë e kryetares së Bashkisë Gjirokastër, akuzohet për kryerjen e veprës penale shpërdorimi i detyrës. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.12.2020 ka paraqitur kërkesë për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 38 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurës: Zamira Rami, Ish Kryetare e Bashkisë Gjirokastër, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish-Kryetarja e Bashkisë gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) -Sheshi i Çerçizit”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 (pesë milionë e gjashtëqind mijë e pesëqind e njëzetë) lekë”, thotë SPAK.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In