• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pandemia e Covid-19 shtyn ngritjen e BKH: Disa nga kandidatët infektohen me virus, dy të tjerë gënjyen para makinës së të vërtetës

17/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pandemia e Covid-19 shtyn ngritjen e BKH: Disa nga kandidatët infektohen me virus, dy të tjerë gënjyen para makinës së të vërtetës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse të gjithë prisnin “dritë jeshile në fund të tunelit”, ka ngecur sërish gara për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në fazën e testit të së vërtetës (poligrafit), pritet të dalin 39 kandidatët që u kualifikuan në fazën e fundit.

Por gazeta ka mësuar se përpara testit, kandidatët kanë kryer edhe testin e COVID, ku disa prej tyre kanë dalë pozitivë, duke sjellë kështu edhe shtyrjen e testit me dy javë. Mirëpo afatet ndërkohë nuk presin, pasi, pritet që BKH të përfundojë me testin e të vërtetës brenda dhjetorit dhe në fillim të janarit të shpallen fituesit.

Mirëpo, mësohet ka mësuar se deri më tani nga ky test janë skualifikuar 2 kandidatë, pasi nuk kanë arritur të kalojnë pyetjet para makinës së të vërtetës.

Kujtojmë që gara për Byronë Kombëtare të Hetimit ka patur disa incidente përgjatë rrugës. Numri i vendeve të oficerëve është 60, ndërsa i kandidatëve vetëm 39. Ky numër pritet të ulet me skualifikimin në testin e të vërtetës, duke i hapur rrugën kështu një gare të re që do të plotësonte strukturën.

60 hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë që të kryejnë hetime penale nën varësinë e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Ata punojnë bashkë me prokurorin për të kryer hetime për krimin dhe korrupsionin. Më herët ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë vazhdimisht thirrje për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e hetuesisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruante se tashmë është koha për të marrë veprime kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas saj, nuk duhet të tregoheni të kënaqur dhe të uleni, por të veproni. “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i BKH.

Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni -ngrihuni dhe veproni”, shkruante ambasadorja e SHBA. Po ashtu, zonja Yuri Kim iu dërgoi edhe një mesazh armiqve të reformës në drejtësi dhe BKH. “Duket se ka disa që ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet kurrë. Ata shpresojnë që reforma në drejtësi nuk do të realizohet kurrë.

Më vjen keq t’ju zgjoj nga dremitja, por ëndrra juaj nuk do të realizohet kurrë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose perfekte, por është e nevojshme dhe duhet të ecë përpara”, shkroi pak ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në Twitter.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In