• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prapaskenat e Kushtetueses, ndërkombëtarët rrëzojnë planet bllokuese dhe kandidatët e besuar të politikës, futen juristë me përvojë

15/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Prapaskenat e Kushtetueses, ndërkombëtarët rrëzojnë planet bllokuese dhe kandidatët e besuar të politikës, futen juristë me përvojë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, pritet të kthehet në një betejë shumë të fortë politike.

Një vit më parë pati përplasje të forta, madje sa nisi dhe një proces shkarkimi për presidentin, ndërsa këtë vit në pamje të parë situata duket e qetë, por në prapaskenë po luftohet fort që në gjykatën më të rëndësishme të vendit të shkojnë të besuarit e politikës.

Ambasadorja amerikane ka dhënë shumë mesazhe javët e fundit, të cilët kanë qenë më shumë nënkuptim. Ambasadorja e ka bërë të qartë se diçka po gatuhet dhe ka shtuar presionet. Por gazeta ka mësuar se i gjithë debati po bëhet për vakancën e fundit të presidentit. Situata aktuale për Kushtetuesen është e tillë: për vakancën e datës 22.11.2019 të Presidentit të Republikës, janë kualifikuar kandidatët Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.

Për vendin vakant të datës 24.09.2020 të Presidentit të Republikës janë kualifikuar kandidatët Altin Binaj, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo. Ndërsa për vendin vakant të datës 24.09.2020 të shpallur nga Kuvendi është kualifikuar vetëm kandidati Altin Binaj.

Skenarët

Ligji e ka të përcaktuar qartë se duhet të dërgohen 3 kandidatë në Presidencë dhe Kuvend për çdo vakancë, por duke qenë se ky numër nuk është arritur në dy vakanca, po mendohen dy variante: E para të shkojnë dy kandidatë te Presidenti për një vakancë dhe tre të tjetra. Dhe te Kuvendi të shkojë një. Ose varianti i dytë që të shkojnë emrat vetëm te Presidenti dhe për Kuvendin të rihapet gara. Por nga mbledhja e së premtes e KED janë dhënë sinjale se secilit institucion do i shkojnë emrat që janë në dispozicion.

Por në këtë rast duhet të kemi koordinim mes Kuvendit e Presidencës, pasi kandidati Altin Binaj është si te Kuvendi, ashtu dhe te vakancat e Presidencës. Ajo që bie në sy është se nga tre vakanca që kemi, te dy prej tyre janë kandidatë me emër dhe që nuk janë të ndikuar politikisht. Te vakanca e parë është vetëm një emër që në publik është rreshtuar krah Metës dhe ajo është Sonila Bejtja, bashkëshortja e gazetarit Andi Bejtja. Ndërsa për dy vakancat e tjera të vitit 2020 si ajo e Kuvendit, si ajo e Presidentit, kemi kandidatë që të paktën publikisht nuk njihen si të ndikuar politikisht.

Binaj është prokuror me një karrierë të gjatë në organin e akuzës, ku në shumë raste ka qenë dhe drejtues. Ndërsa zoti Toma është shef kabineti në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë Kalo është avokat i njohur. Presidenti në disa studio televizive ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë se përmes dokumenteve që ka dërguar në KED ka skualifkuar të gjithë kandidatët dhe i ka lënë Metës jo ata që ai do të dëshironte.

Presioni amerikan

Gazeta ka mësuar se në prapaskenë po bëhej luftë e fortë nëse KED duhet të dërgonte në Presidencë emrat për të dyja vakancat. Një burim i sigurt në KED i tha gazetës se Presidenti nuk është i kënaqur me emrat e vakancës së dytë sepse nuk ka asnjë të besuar. Ai emëroi Xhaferllarin dhe mund të emërojë Binajn, por emrin e tretë nuk do e ketë besnik dhe nuk e do një gjë të tillë.

Nga ana tjetër kemi ambasadën amerikane, e cila sipas burimeve, ia ka bërë të qartë KED se emrat duhet të shkojnë sa më shpejt, në mënyrë që procesi i përzgjedhjes dhe betimit të mbyllet brenda muajit. Pra lepuri fle te vakanca e dytë dhe mbetet të shihet kush do të fitojë, Meta apo ambasada amerikane.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In