• Kontakt
Friday, May 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Diskutimi për ndarjen e Kosovës, absurd”! Rama nga Moska: U gatua në një kuzhinë katunareske. Ja çfarë shfrytëzojnë disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri

26/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Diskutimi për ndarjen e Kosovës, absurd”! Rama nga Moska: U gatua në një kuzhinë katunareske. Ja çfarë shfrytëzojnë disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mohon të jetë përfshirë në diskutime për ndarjen e Kosovës.

Gjatë një interviste për “Top Story” nga Moska ku ndodhet për vizitë si kreu i OSBE-së, theksoi se ide të tilla janë gatuar në kuzhinë e disa mjediseve katunareske të politikës dhe disa mediave për të akuzuar kundërshtarët.

Rama tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova dhe Serbia do të duhet të diskutojnë për demarkacionin.

Rama: Unë nuk kam qenë asnjëherë dhe në asnjë rast ai që është treguar dhe që është karikatorizuar në mjedisin katunaresk të një zone dhe një medie të politikës shqiptare që kërkon me insistim të akuzojë kundërshtarët apo kundërshtarët e prezumuar.

Diskutimi absurd për ndarjen e Kosovës është një diskutim i përgatitur në një kuzhinë për të helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të gënjyer.

Disa ‘heronj’ si Ramushi apo Iliri thjesht dhe vetëm shfrytëzojnë territore shpirtërore të atyre që janë të gatshëm ta marrin këtë helmim.

Çdo marrëveshje e çfarëdolloj midis Beogradit dhe Prishtinës do të kalojë në shumë filtra dhe në fund fare filtrin e opinionit publik.

Kjo që diku u mblodhën 2-3 veta për të ndarë një territor është përrallë banale për të injektuar në shpirtin e vrarë të shumë njerëzve që kanë arsyet e tyre për të ushqyer një mllef ndaj atyre që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje.

Në momentin kur Serbia do të ulet në pikën fundore të rrugëtimit të dialogut për të materializuar njohjen do të duhet të përcaktojnë kufirin kjo është e qartë. Mali i Zi e njohu Kosovën por diskutimi për demarkacionin zgjati prej vitesh.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In