• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Revolucioni i Gjirit të Lalzit

11/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Revolucioni i Gjirit të Lalzit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Indinjata e mjaft qytetarëve mbi reagimin e dhunshëm në Tiranë dhe disa qytete, si një vlug që duket është përgatitur si strategji, ka sjellë edhe reagimet e tyre.

Gazetarë e aktivistë shkruajnë në postimet e tyre pikëpyetjen e hedhur prej ditëve, që nëse do të duan të shfrejnë mllefin të pakënaqurit, përse nuk dynden tek Gjiri i Lalsit.

Si një sinjal për të shënjestruar një simbol të grumbullimit të pasurisë e jetës së luksit të një pjese të elitës politike në vend.

Por reagimet që kanë marrë nga njerëz pranë atyre që identifikohen me Gjirin e Lalzit janë shumë të dhunshme verbalisht. Sharrje dhe kërcënime.

Që këtu, duket qartë lëvizja e një qarku politik, i cili që ditën e parë të vdekjes tragjike të Klodian Rashës, nisi që të shpërndante në një reaksion zinxhir dacibaot me qëllim nxitjen e reagimit të dhunshëm ndaj qeverisë dhe policisë.

Po profilohet një lëvizje, e cila, siç e ka thënë me kohë edhe Ilir Meta, parashikon “revolucionin” e “popullit të 2 marsit”.

Një shpërthim agresiv dhe reaktiv lëvizjesh të dhunshme, që duket shikohet si instrumenti i vetëm politik drejt zgjedhjeve të 25 prillit.

Reagim, që natyrisht nuk do të ketë një udhëheqje politike apo përplasje të hapur, por një “taktikë guerile” për të shkaktuar incidente sa më dramatike.

Vdekja e 25vjeçarit, duket se është viktima që ky grup politik kërkon prej vitesh në protestat e përplasjet me policinë, për ta pasur si atunë e vetme që të realizojë ata që ata dinë më mirë; kushtezimin në tavolinë të pushtetit dhe negocimin e pushtetit të pas 25 prillit.

Synimi për largimin e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut, më shumë se një trofe politik, është konsideruar një akt pragmatist të njerëzve që “ua morën dorën” protestave të dhunshme dhe arritën të menaxhojnë për 2 vjet një numër të lartë guerriljesh urabane dhe përplasjesh me forcë në dyert e Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Ata kërkojnë që të vijë në krye të Ministrisë e Policisë një “aguridh” politik, që sipas tyre njeh më mirë presionin dhe negociatat, sesa menaxhimin e krizave të këtij lloji.

Ndaj dhe nuk ndalen me aktin simbolik dhe politik të dorëheqjes, sepse nuk duan trofe, duan të mpijnë dhe të vënë në pasiguri forcat e rendit, duke riaktivizuar kolona dhe kontigjente kriminale.

Ndaj dhe nuk ishte aspak e rastësishme veprimi pas një aksioni të SPAK në hapjen e dosjeve ku përfshihen baronët më të mëdhej të krimit në vend.

Por ka një gjë që duket se ka hasur pengesë në këtë rast, një reagim i përgjithshëm publik, mbi një kundër-reaksion popullor ndaj asaj që përbën “Gjiri i Lalzit”, që ata e shikojnë si shtabi i revolucionit të ri.

Nga ku shpërndahen jo vetëm urdhërat, por edhe mjetet e marifetet për guerriljen e re.

Ankthi për një kundërveprim drejt Lalzit, duket se është fenomeni i ri i këtij revolucioni që është projektuar më shumë si një “intifadë” që të bëjë hi e pluhur gjithçka për hir të klanit Berisha-Meta./TemA

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In