• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spahiu analogji me 21 Janarin e Bashës dhe protestave për Klodjanin: Ja arsyet pse Bashës dhe Monikës i intereson djegia e Shqipërisë, por jo drejtësia për Klodjanin

11/12/2020
in Aktualitet, Debat, Kryesore
A A
Spahiu analogji me 21 Janarin e Bashës dhe protestave për Klodjanin: Ja arsyet pse Bashës dhe Monikës i intereson djegia e Shqipërisë, por jo drejtësia për Klodjanin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, flitej për aktualitetin e ditës e sigurisht protestat për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

I ftuar në emision ishte dhe Kreshnik Spahiu, i cili sqaroi se: “…protesta është spontane. Por dhuna a është spontane? Padyshim, që jo. Dhuna në këto protesta është bërë nga PD dhe LSI”, u shpreh ai.

Më tej Spahiu sqaron dhe arsyen pse opozita rri e fshehur pas organizimit të dhunës së institucioneve: “Shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 vit më parë, nga Ndihmës Sekretari i Shtetit Metthew Palmer, i janë drejtuar drejtpërdrejt Z. Basha dhe Znj. Monika Kryemadhi, ‘nëse do vazhdojnë protestat e dhunshme, ato do të dalin jashtë axhendës diplomatike dhe do konsiderohen si organizata të dhunshme”.

Kreshnik Spahiu u shpreh ndër të tjera se: “Policia më e dhunshme nuk është as ajo e Agim Shehut dhe as ajo e Sandër Lleshit, por është policia që qëlloi plumba ndaj kolegëve tuaj (kujton rastin e 21 Janarit, plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj)”.

“Gazetari i Klanit ka marrë dy plumba nga kallashnikovët, ai duhet të ishte sot aty në tryezën tuaj. Unë nuk njoh ndonjë ministër tjetër që të ketë shtirë me armë zjarri edhe ndaj gazetarëve.

Po të marrim në analogji të ngjarjeve, për vrasjen e Klodian Rashës polici u arrestua brenda disa orësh, për vrasjet e 21 Janarit ministri i Brendshëm Lulzim Basha nuk i dorëzoi gardistët.

Për vrasjen e Klodjan Rashës ministri dha dorëheqjen, ndërsa ministri Lulzim Basha jo që s’dha dorëheqjen por është kandidat edhe për kryeministër.

Për vrasjen e Klodjan Rashës shteti shkoj për ngushëllim në shtëpinë e të ndjerit, për vrasjen e 21 Janarit nuk shkoj askush nga shteti, por shkuan të bënin pazar për të mbyll dëshmitë.

Ne duhet të jemi të ftohtë, të bëjmë analogji për dy ngjarjet dhe të gjejmë kurajon të themi:

Janë të ligjshme protestat, po janë. Legjitimohet dhuna e qytetarëve, po legjitimohet. A është nga pas opozita, po është. A është në të drejtën e opozitës ta shndërroj në kauzë, padyshim që është.

Çdo opozitë në të gjithë botën do e shndërronte në kauzë. Pse nuk e shndërron dot në kauzë opozita? Sepse nuk e ka morlain e para dhe e dyta ja ka vendosur “këmbët në një këpucë” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i gjithë trupi diplomatik”, u shpreh Spahiu.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In