• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK zbardh detajet! Alarm në politikë: SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për Byronë e Hetimit dhe luftën antikorrupsion

26/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK zbardh detajet! Alarm në politikë: SHBA dhe BE ngrenë komision të posaçëm për Byronë e Hetimit dhe luftën antikorrupsion
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë ngritur një komision të posaçëm për të monitoruar luftën ndaj korrupsionit e veçanërisht ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gazeta pak kohë më parë e theksoi se do të ngrihet një komision, i cili do qëndrojë 2 vite në Tiranë, por duket se ai ka marrë formë. Lajmi është dhënë dje nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Përmes një njoftimi për mediat, u bë e ditur se sot do të nisë intervistimi i kandidatëve për kreun e Byrosë Hetimore dhe i gjithë procesi do të ndiqet nga ky komision. “Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së zhvilloi në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komisionit Ndërkombëtar), mbledhjen e radhës, lidhur me procedurën e organizimit të intervistave të kandidatëve të kualifikuar deri në këtë moment për këtë pozicion. Në përfundim, Komisioni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndodhur në adresën: Rruga “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes.

I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavarur i Rishikimit (Komisioni Ndërkombëtar), sipas përcaktimeve të nenit 57, pika 9, e ligjit Nr.95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar””, thuhet në njoftim.

Komisioni i Pavarur i Rishikimit

Komisioni i Pavarur i Rishikimit është i ngjashëm me Komisionin Ndërkombëtar të Monitorimit, por teksa ky i fundit monitoron vetingun, KPR do të monitorojë luftën kundër korrupsionit. Në ligj i janë dhënë shumë kompetenca këtij komisioni. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe miraton materialet e trajnimit të hetuesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në ligjin e cituar nga SPAK.

Pra duket qartë se i gjithë procesi i ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë në dorë të ndërkombëtarëve. Ndryshe nga SPAK, pjesë e të cilit janë gjyqtarë dhe prokurorë që ishin te Krimet e Rënda, Byroja e Hetimit do të jetë me njerëz të piketuar nga amerikanët. Ata do të trajnohen prej tyre në Virxhinia dhe BKH do ketë formën e FBI. Nëse shihen qëndrimet publike të ndërkombëtarëve, theksi është vënë pikërisht te BKH, pasi nëse ky institucion i kopsit dosjet me prova për të korruptuarit, atëherë prokuroria dhe gjykatat nuk kanë se çfarë të bëjnë. Fakti që ky komision është gati, tregon qartë se ndërkombëtarët janë bërë gati për reprezalje në politikën shqiptare.

Intervistat

Ditën e sotme do të nisin intervistat për 8 kandidatë finalë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë është bërë me dije se rezultatet e dala nga makina e së vërtetës do të jenë sekrete, por që do të kenë rol vendimtar në përzgjedhjen e emrit fitues.

Share218Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In