• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LSI rrezikon të mbetet mes katër rrugëve, PD ëndërron për 71 mandate dhe të mbajë e vetme qeverinë

10/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
LSI rrezikon të mbetet mes katër rrugëve, PD ëndërron për 71 mandate dhe të mbajë e vetme qeverinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të mbetet mes katër rrugëve. Prej disa javësh partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës zgjedhore dhe kanë zbritur në bazë për të karikuar strukturat.

Partia Socialiste e ka vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 do të shkojë e vetme dhe pa koalicione, ndërsa opozita e bashkuar e kryesuar nga PD, nuk e ka zbuluar ende strategjinë e saj, duke shtuar kështu ankthin tek partitë aleate, e sidomos tek LSI.

Por gazeta ka mësuar se afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka krisur raportet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit po luan të gjithë gurët, madje thuajse çdo ditë i dërgon mesazhe kryedemokratit Lulzim Basha që të nënshkruajnë një marrëveshje parazgjedhore. Mirëpo, kjo kërkesë duket se ka hasur në rezistencën e zotit Basha, i cili me shumë gjasa pritet që të shkojë në zgjedhje, duke futur në listat e PD, vetëm aleatët tradicionalë dhe lënë jashtë listave LSI-në.

Sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se Basha është partizan i idesë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim futen të ndarë në zgjedhje dhe pastaj do të vendoset për koalicione paszgjedhore në bazë të rezultatit që do të marrë çdo parti.

PD synon 71 mandate dhe të mbajë e vetme qeverinë

Në rast se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit tjetër, LSI nuk ruan trendin e zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të 2017, ajo rrezikon të mbetet mes katër rrugëve. Po pse dhe çfarë e rrezikon Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Gazeta ka mësuar se në opozitë po bëhen shumë lëvizje dhe kalkulime për zgjedhjet, ndërsa interesant është fakti se në korridoret e Partisë Demokratike flitet dhe ka zërë se kjo parti do të tentojë që të marrë mbi 71 mandate deputetësh. Kjo do të thotë se nëse PD merr këtë numër deputetësh, i cili i jep asaj mundësinë që të formojë e vetme qeverinë, ka gjasa që LSI të mbetet jashtë koalicionit dhe për rrjedhojë edhe jashtë qeverisë.

Kështu që, referuar deklaratave të Bashës, që kërkon të shikohet pas zgjedhjeve se sa deputetët ka marrë secila parti e pastaj të vendoset për koalicionet dhe kjo ambicie që kërkohet të realizohet nga Partia Demokratike, duke marrë 71 mandate me ndihmën e aleatëve të saj tradicionalë, rrezikon që ta çojë partinë e Kryemadhit në greminë, pasi e lë në mes të katër rrugëve.

Megjithatë, një sinjal të tillë se PD synon 71 mandate dhe të mbajë e vetme qeverinë pas 25 prillit e ka dhënë edhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në Partinë Demokratike, Genc Ruli. Ky i fundit teksa ishte i ftuar të martën në mbrëmje në një studio televizive, u pyet se si janë raportet e demokratëve me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa u përgjigj prerë se PD i afrohet fitores dhe pa LSI më 25 prill. “Unë them që PD i afrohet fitores edhe vetëm. Basha duhet të ketë vetëm një premtim për shqiptarët, t’iu rikthejë një qeverisje të mirë. Me këtë e ka justifikuar gjithë veten e tij”, deklaroi ish-ministri i Ekonomisë në kohën e Berishës, Genc Ruli./Rigels Seliman

Share202Tweet127
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In