• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeministri Rama në bashkëbisedim live: Nuk mund të bëjmë spekulime për hapjen e universiteteve, s’kemi planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit

02/12/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kryeministri Rama në bashkëbisedim live: Nuk mund të bëjmë spekulime për hapjen e universiteteve, s’kemi planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një bashkëbisedimin “live” me portalin studentor në Instagram, ndërsa u është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me hapjen e universiteteve dhe akuzave të pandemisë nga opozita mbi menaxhimin e pandemisë.

Rama u shpreh se vendimi mbi hapjen e universiteteve do të vijë në bazë të ecurisë së virusit, ndërsa theksoi se nuk mund të bëjmë spekulime. “Të gjitha vendimet, jo këtu po kudo edhe pse kanë impakt të madh, në këto kushte merren pak ditë përpara. Nuk jemi në një situatë normale kur vendimet që ndryshojnë strategjinë e të jetuarit, të shkuarit në shkollë, duhet të lajmërohen shumë kohë më përpara.

Kjo është normalja në normalitetin e situatës. Faktikisht vendimi është marrë pak ditë para se të hynte në fuqi, për të kaluar online, por siç mund të themi këtë duhet të themi edhe tjetrën se është e kotë të bëjnë spekulime se deri kur do qëndrojë kështu situata”, tha Rama.

Në përgjigje të akuzave të opozitës se situata ka dalë jashtë kontrollit, Rama tha se Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur sa i përket menaxhimit të pandemisë. “Patjetër që nuk ka asgjë perfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri çdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide”, tha ai.

Sakaq, kryeministri Edi Rama theksoi se deri më tani nuk janë planifikuar masa shtrënguese për festat e fundvitit, por nuk përjashtohet si mundësi. “Besoj që do ta kalojmë dhe do ta kalojmë duke dalë jo të dërrmuar, por sigurisht më të çliruar dhe më të fortë. Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne.

Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraprirë masa shtrënguese, por nuk i përjashton masat shtrënguese”, tha Rama.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In