• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hetuesit e “FBI shqiptare”, BKH del me njoftim të rëndësishëm: Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen një tjetër testi, ja çfarë duhet të dinë për këtë fazë

24/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Hetuesit e “FBI shqiptare”, BKH del me njoftim të rëndësishëm: Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen një tjetër testi, ja çfarë duhet të dinë për këtë fazë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vijojnë t’iu nënshtrohen testeve të tjera për t’u bërë pjesë e kësaj strukture themelore të luftës ndaj korrupsionit.

Kjo është bërë ditën e djeshme e ditur nga vetë BKH, e cila tashmë njihet nga të gjithë me emrin si “FBI shqiptare”, e cila në një njoftim të shpërndarë për mediat deklaroi se kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit, ku do iu duhet të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

“Kandidatët e kualifikuar që do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit, do të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”. Kandidatët mund të informohen mbi mënyrën e plotësimit të deklaratave të pasurisë në linkun me udhëzimet e dhëna nga web i ILDKPI, si më poshtë: http://www.ildkpki.al/udhezues-i-deklaruesve-per-kandidat/. http://www.ildkpki.al/rregullore-dhe-udhezime/. Deklaratat e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën [email protected], jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, që do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit, për vendin, datën, orën e zhvillimit të Testit dhe për udhëzime të hollësishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në website-in e BKH-së, (BKH.al). Falënderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim”, thuhet në njoftimin e BKH. Kujtojmë që ecuria e reformës në drejtësi, ngritja e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket se ka alarmuar tej mase politikën në Shqipëri, e sidomos zyrtarët e opozitës joparlamnetare, e cila ka shpërthyer në sulme ndaj këtyre organeve.

Por nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë solide dhe stoike, duke e mbështetur BKH dhe kandidatët që garojnë për t’u bërë hetues të ardhshëm. “Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i FBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni”, shkruante ambasadorja e SHBA pak kohë më parë në një prej statuseve të saj në rrjetet sociale.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In