• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vaksinat kundër Covid-19: Ku ndryshon Moderna dhe Pfizer-BioNTech

17/11/2020
in Aktualitet, Bota, Kryesore
A A
Vaksinat kundër Covid-19: Ku ndryshon Moderna dhe Pfizer-BioNTech
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë kompani farmaceutike po vazhdojnë hulumtimet për zbulimin e një vaksine efektive kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë treguar rezultate efektive.

Kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka një efiktivitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind i vaksinës, Pfizer dhe BioNTech.

Vlerësimi i efikasitetit prej 95 për qind i Modernas bazohet në rezultatet paraprake nga një provë klinike e kryer në 30 mijë pacientë, gjysma e të cilëve morën një vaksinë dhe gjysma placebo.

Megjithëse vaksinat Moderna dhe Pfizer funksionojnë në të njëjtën mënyrë – injektimi i një pjese të kodit gjenetik të virusit për të shkaktuar një përgjigje nga sistemi imunitar i trupit – vaksina e Modernas ka disa përfitime më të mëdha.

Sipas rezultateve paraprake, vaksina e Modernas ka një efikasitet prej 95 për qind kundrejt Pfizer-it me 90 për qind.

Ndërsa ndryshimi prej 5% nuk duket se ka një diferencë të madhe kur merr parasysh numrin e njerëzve që duhet të vaksinohen në nivel global, ndryshimi i efektivitetit prej 5 për qind përbën goxha diferencë.

Vaksina e Pfizerit duhet të ruhet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën.

BBC shkruan se asnjë vaksinë tjetër në SHBA nuk ka nevojë të ruhet në të njëjtën temperaturë kaq të ulët, kur dihet se farmacitë dhe mjekët nuk kanë frigoriferë në temperatura kaq të ulëta.

Vaksina Moderna nuk e ka këtë problem, pasi kjo vaksinë mund të ruhet në një temperaturë prej – 20 gradë celsius. Kjo do të thotë se vaksina e Modernas mund të ruhet në frigoriferë që zakonisht gjenden lehtësisht.

Për më tepër, vaksina e Modernas mund të ruhet për plot 30 ditë në frigorifer ndërsa vaksina e Pfizerit vetëm pesë ditë, që është një tjetër avantazh i rëndësishëm.

Të dy vaksinat, Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë e njohur si ARN-s – kjo do të thotë që një pjesë e kodit gjenetik të koronavirusit injektohet në trup.

Ajo fillon të zhvillojë proteina virale, e cila është e mjaftueshme për të trajnuar sistemin imunitar që të sulmojë. Vaksina duhet ta trajnojë trupin për të krijuar të dy antitrupat – dhe një pjesë tjetër të sistemit imunitar të quajtur qelizat T për të luftuar koronavirusin.

Të tjerët janë në zhvillim, ndërsa një provë klinike është duke u zhvilluar nga kompania belge Janssen në Mbretërinë e Bashkuar.

Moderna ka deklaruar se një dozë e saj do të kushtojë 21 euro, në krahasim me vaksinën Pfizer, e cila raportohet se do të kushtojë rreth 15 euro.

Ndërkohë pritet që të arrihen marrëveshje për të ulur çmimin për blerjet me shumicë, pasi Moderna është një kompani tregtare, e cila ka shprehur qartë interesin e saj për fituar sa më shumë.

Dr Zoltan Kis, bashkëpunëtor në Future Vaccine Manufacturing Hub, Imperial College London, tha se sasia më e madhe e vaksinës Moderna mRNA për dozë (100 mikrogramë) krahasuar me Pfizer (30 mikrogramë) tregon se kjo e fundit mund të prodhohet në numër më të lartë dhe me kosto më të ulët.

Ai shtoi se çështjet e transportit të vaksinës Pfizer mund t’i japin një epërsi fillestare, por vuri në dukje temperaturën më të lartë në të cilën duhet të ruhet, e cila i jep epërsi vaksinës së Modernas.

“Pasi të aprovohet nga autoritetet rregullatore, vaksina COVID-19 e Modernas mund të shpërndahet shumë më lehtë dhe me kosto më të ulët krahasuar me vaksinën BioNTech / Pfizer”, tha ai. Një vaksinë do të tregonte në mënyrë të sigurt nëse organzimi ynë do të jenë në gjendje të luftojë infeksionin.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In