• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Romeo Kara çon në SPAK provat kundër Berishës: Emaile kompromentuese që zbulojnë prapaskenat e aferës CEZ

21/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Romeo Kara çon në SPAK provat kundër Berishës: Emaile kompromentuese që zbulojnë prapaskenat e aferës CEZ
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kallëzimi në Prokurorinë e Posaçme i ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit Genc Ruli, 14 ish-zyrtarëve të tjerë dhe gjyqtarit Lazër Sallaku për dosjen CEZ, është shoqëruar me disa prova të forta, disa prej të cilave të pashqyrtuara më parë nga drejtësia ose të anashkaluar.

Pjesë e këtyre provave, referuar kallëzimit të juristit dhe ekspertit ligjor të OSHEE, Romeo Kara, janë qindra e-maile të CEZ-it, që zbardhin të gjithë prapaskenën e privatizimit të OSSH nga qeveria Berisha, proces i cili i ka shkarkuar shtetit shqiptar mbi 400 milionë euro dëm.

Juristi Kara pohon për SPAK-un se këto prova nuk janë shqyrtuar më parë. E-mailet nxjerrin në pah rolin e sekserit kryesor Nuel Kalaj në shitjen e 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ si dhe favorizimin më pas të CEZ në dëm të shtetit shqiptar, duke ndërhyrë tek qeveria Berisha.

E-mailet komprometojnë rëndë pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha, të ish-ministrave dhe ish-drejtorëve të tij të kallëzuar, të cilët kanë pranuar kërkesat e Nuel Kalajt për favorizim të paligjshëm të CEZ me njohjen e borxhit të keq, çmimin e energjisë, etj.

Po si ranë këto e-maile në duart e juristit Romeo Kara?

“Përgjatë kryerjes se detyrës sime si ekspert ligjor i OSHEE-se, kam konstatuar në shkresa, e-maile dhe dokumente zyrtare, mjaft fakte dhe prova, që me shtynë të investigojë procesin shumë të përfolur të privatizimit të OSSH-se në vitet 2008-2009. Si pikënisje ka shërbyer leximi i disa qindra e-maileve të ofruara nga vetë CEZ-Group, nëpërmjet studios avokatore Clifford Chance, në vitin 2014, si suport që ata do të na jepnin ne në lidhje me mbrojtjen e interesave të kompanisë ndaj pretendimeve që kompania DIA-dega Shqipëri kishte ngritur në arbitrazhin e Venës”, thuhet në kallëzim.

Disa nga e-mailet janë parë nga prokuroria dhe gjyqtari Lazër Sallaku që mbylli dosjen, por nuk janë vlerësuar dhe si pas tyre nuk provojnë ndërhyrjen e paligjshme të Nuel Kalaj dhe se nuk përmendet premtimi për para. Por, kallëzimi i referuar në SPAK ka edhe një tjetër pikë të fortë.

Në kallëzim thuhet se prokuroria dhe gjykata nuk e kanë trajtuar fare faktin e mungesë së protokollit në lidhje me privatizimin e OSSH.

“Nuk është zbatuar neni 42, pika 3 e Ligjit për prokurimin publik lidhur me mbajtjen e protokollit të kësaj procedure. As në ministrinë përgjegjëse për këtë proces, as në OSHEE dhe as në Kryeministri nuk është gjetur asnjë dosje e protokolluar në lidhje me këtë procedurë. Kjo çështje nuk është trajtuar fare nga prokuroria, edhe pse pasojat janë tepër të rënda. Nëse do të hetohej si duhet, prokuroria do të na kishte ofruar edhe shkakun pse nuk është ruajtur e plotë kjo dosje në protokoll, por edhe shkaktarët, urdhëruesit, përfituesit dhe ekzekutuesit. Gjithashtu gjykata as që i vuri rëndësi këtij fakti”.(shqiptarja.com)

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In