• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gjykata Speciale në Hagë do të lëshoj urdhër arreste edhe në Shqipëri

06/11/2020
in Aktualitet, Kronike, Kryesore
A A
Gjykata Speciale në Hagë do të lëshoj urdhër arreste edhe në Shqipëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi aktakuzat për ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kreun e PDK Kadri Veseli, Jakup Krasniqin dhe 8 ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së, që akuzohen për krime lufte në vitet 1998-1999.

Sipas burimeve fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri.

Një burim diplomatik në dijeni të zhvillimeve të kësaj çështje i tha gazetarit të Top Channel, se arrestimet më të fundit te ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do t’u duhet të përballen me krime lufte.

“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do t’i shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri”, tha burimi diplomatik.

Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si aneksi 3 publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas burgjeve të UÇK në territorin e Kosovës renditet edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët thonë se janë konsumuar krime lufte.

Këto burgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë prej zonave të veriut që iu bashkuan UÇK.

Sipas ‘Top Channel’ nëse prokurorët do të duan të arrestojnë edhe shtetas shqiptarë atëherë do të jemi përpara skenarit të detyrimit të Shqipërisë për të pranuar zgjerimin e veprimit të kësaj gjykate edhe në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ka të dhëna jo zyrtare, se prokurorët e Hagës kanë të administruar në dosjen hetimore edhe një vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë shqiptare në vitin 1998 firmosur nga të gjithë ministrat e asaj kohe për armatimin e UÇK dhe vënien në dispozicion të bazave për qëllime prapavije në Verilindje të Shqipërisë.

Kjo është edhe pjesa më problematike që e përfshin Shqipërinë në këtë hetim pasi me vendim qeverie të asaj kohe u lejuan lehtësi për UÇK e cila krahas marrjes të armatimit, kampeve stërvitore, ngriti edhe 3 burgje nga ku sipas prokurorëve nga keqtrajtimi humbën jetën disa persona.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In