• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK në provën e parë kundër korrupsionit, Apeli merr çështjen “Tahiri”, ngecin hetimet për Llallën dhe padinë e Izet Haxhisë ndaj Berishës

20/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
SPAK në provën e parë kundër korrupsionit, Apeli merr çështjen “Tahiri”, ngecin hetimet për Llallën dhe padinë e Izet Haxhisë ndaj Berishës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NGA RIGELS SELIMAN

Prokuroria e Posaçme pritet që shumë shpejt të jetë me kapacitete të plota, me qëllim hetimin e krimit dhe korrupsionit. Pak ditë më parë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, i ka propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtimin e dy prokurorëve për t’u emëruar në SPAK për shkak të numrit të madh të dosjeve që janë nën hetim.

Por duket se kjo kërkesë pritet të përmbushet, pasi mësohet se në mbledhjen e së hënës që do të vijë, KLP do të marrë vendimin për të shtuar numrin e prokurorëve. Në garë për dy vendet vakante janë prokurorët Vladimir Mara, Sotir Kllapi dhe Dritan Prençi, zgjedhje e së cilëve pritet që ta çojë në plot 12 numrin e prokurorëve që ka SPAK. Kjo do të thotë se me rritjen e kapacitetit, SPAK do të vihen në lëvizje për të çuar përpara misionin e saj, duke qenë se mungesën e mosveprimit e ka justifikuar për shkak se nuk ka pasur staf. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë vetëm çështje që kanë lidhje me krimin e organizuar, duke lënë pas “dore” dosjet që kanë lidhje me korrupsionin në nivel zyrtarësh të lartë. Por me shtimin e prokurorëve, tani çështja ndryshon.

3 dosje vënë në provë prokurorët

Janë plot tre dosje që kanë lidhje me politikanët dhe zyrtarët që pritet të vënë në provë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe për rrjedhojë edhe Gjykatën e Posaçme. Bëhet fjalë për dosjen “Llalla”, padinë e Izet Haxhisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dosja “Tahiri”.

Kjo e fundit prej ditës së martë ndodhet në duart e gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës së Posaçme. Në muajin shtator Gjykata për Krimet e Rënda e shfajësoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri nga akuzat për grup të strukturuar kriminal, ndërsa e shpalli fajtor vetëm për shpërdorim të detyrës, duke u dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, por përfundimisht u vendos lënia e tij në Shërbim Prove, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë vepra penale, apo të takohet me të dënuar. Ky vendim u ankimua prej zotit Tahirit dhe Prokurorisë brenda afatit 15 ditor, dosjes i janë dashur gati 5 muaj për t’u zhvendosur në Apelin e SPAK. Por gazeta ka mësuar se në ditët në vijim pritet që të hidhet shorti për gjyqtarin që do të ketë në dorë “fatin” e Tahirit. Kjo do të thotë se si gjykata, por edhe prokurori që e ankimoi vendimin janë në test, pasi do të vendosin përfundimisht nëse Tahiri do dalë i larë nga kjo mesele apo jo.

Padia e Haxhisë

Ndërsa një tjetër dosje që pritet të vendosë në provë prokurorët e SPAK është padia e ish-bodiguardit të Berishës, Izet Haxhisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Haxhia e akuzon ish-kryeministrin për plot 23 vepra penale. Në padinë e siguruar nga gazeta dhe që u bë publike pak ditë më parë, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar ambasadën amerikane në Tiranë. Po ashtu, ai akuzon këtë të fundit edhe për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë. Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes. Por me shtimin e kapaciteteve, prokurorët e SPAK tanimë janë në provë, pasi duhet që t’i japin drejtim kësaj dosje.

Dosja “Llalla”

Ndërkohë, dosja e tretë që ndodhet në tryezën e Prokurorisë së Posaçme është ajo e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ky i fundit pasi la detyrën, nisi një proces hetimi pas një kërkese të pasardhëses së tij, Arta Marku. Hetimet nisën nga Prokuroria e Durrësit. Më pas dosja kaloi te Krimet e Rënda dhe nga këtu tani ndodhet në SPAK. Ndaj ish-kryeprokurorit rëndojnë 4 akuza, teksa Llalla akuzohet për shpërdorimi detyre, fshehje pasurie, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave në kufi. Por tanimë që kanë kaluar dy vjet dhe në një kohë që kanë skaduar edhe afatet, pritet që të vendoset se çfarë do të ndodhë me këtë dosje. Pra, duke qenë se SPAK tani ka kapacitete të plota, prokurorët dhe gjyqtarët janë në provë, pasi janë të “dënuar” që t’iu japin drejtim këtyre dosjeve.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In