• Kontakt
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria rrit me 20% buxhetin për bujqësinë, naftë pa taksa vitin e ardhshëm për fermerët

05/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Qeveria rrit me 20% buxhetin për bujqësinë, naftë pa taksa vitin e ardhshëm për fermerët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ketë për vitin 2021 një buxhet 12.8 miliardë lekë, 20% më të lartë se viti 2020.

Ministri Bledi Çuçi bëri publike sot në Kuvend disa nga prioritetet e këtij buxheti sipas programeve përkatës. Kryefjala është fondi shtesë prej 1 miliard lekësh për të zbatuar skemën e naftës pa taksa për punimet në bujqësi.

“Përmbushim në këtë mënyrë një zotim tonin, si dhe ndihmojmë rreth 70 mijë fermerë në të gjithë vendin për të ulur koston e prodhimit. Përjashtimi nga barra fiskale i naftës së përdorur për punime bujqësore është një hap i guximshëm, por i domosdoshëm për t’i dhënë sektorit bujqësor një tjetër mbështetje në mënyrë që të rrisim prodhimin, të rrisim mekanizimin e aktivitetit bujqësor, konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore dhe të formalizojmë më tej sektorin.

Nafta pa taksa për fermerët është një ndër objektivat strategjikë të buxhetit të vitit 2021, të cilin ne do ta realizojmë përmes fondit që kemi në dispozicion dhe me një skemë funksionale”, tha ministri Çuçi.

Një tjetër objektiv strategjik i buxhetit të vitit të ardhshëm është gjithashtu implementimi i reformës në Shërbimin Veterinar. Parashikohet që gradualisht të punësohen mbi 400 veterinerë në këtë shërbim tejet të rëndësishëm për sigurinë e produkteve me origjinë shtazore.

Krahas disa investimeve të rëndësishme në infrastrukturën e ujitje-kullimit, gjatë vitit 2021 do të hapen kantieret për rindërtimin e 3 porteve të peshkimit në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin me financim nga kredia italiane prej 25 milionë euro.

Lidhur me skemat mbështetëse për subvencione direkte për fermerët, buxheti ka një rritje me 29% krahasuar me vitin 2020 dhe shkon në 5.2 miliardë lekë bashkë me fondin për naftën e përjashtuar nga barra fiskale.

Ministri Çuçi tha se edhe gjatë vitit 2021 do të vijojë të subvencionohen sektorë prioritarë si blegtoria, prodhimi në serra, bletaria apo çertifikimi i standardeve të prodhimit në ferma. Po kështu gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një thirrje tjetër të programit IPARD II, bashkëfinancim i Bashkimit Europian dhe Qeverisë Shqiptare.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In