• Kontakt
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

BKH lëvizje të forta në prapaskenë kundër korrupsionit: Takime blic me EUROPOL, vihet në kërkim të parave të pushtetarëve

04/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
BKH lëvizje të forta në prapaskenë kundër korrupsionit: Takime blic me EUROPOL, vihet në kërkim të parave të pushtetarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Byroja Kombëtare e Hetimit po punon fort në prapaskenë për të nisur sa më shpejt luftën ndaj korrupsionit. Edhe pse armiqtë e reformës kanë nisur sulmet ditët e fundit, në të vërtetë në hije drejtoresha Aida Hajnaj dhe prokurorët e SPAK janë duke punuar për ta bërë sa më shpejt funksionale Byronë Hetimore.

Pak ditë më parë Hajnaj firmosi një marrëveshje me Drejtorinë e Tatimeve për të luftuar pastrimin e parave, ndërsa gazeta ka mësuar se kanë nisur konsultat dhe me ndërkombëtarët sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një ndër organizatat e para ndërkombëtare që do të asistojë BKH është EUROPOL.

Misioni Pameca ka mundësuar një bashkëbisedim mes Aida Hajnajt dhe përfaqësuesve të EUROPOL për të hedhur piketat e bashkëpunimit. Në takim morën pjesë Z. Jari Liukku, Shefi i ESOCC, Z. Roberto Garbini, Specialist i Projekteve Analitike (AP Copper) dhe Drejtues të përfaqësive të vendeve të BE dhe Palëve të Treta pjesë e AP Copper.

“Kjo video Konferencë shërbeu për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm midis dy organizatave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat nuk mund të shihen si dy fenomene të pavarura, siç u tha nga pjesëmarrësit.

Z. Liukku theksoi se është e rëndësishme të sigurohet një bashkëpunim aktiv, ndërsa ai ftoi Drejtorin e BKH të konsideronte EUROPOL-in si një burim informacioni në lidhje me vendet anëtare të BE.

Znj. Hajnaj vlerësoi fjalët e Z. Liukku dhe theksoi se karakteri ndërkombëtar i krimit në ditët e sotme kërkon bashkëpunim dhe angazhim midis partnerëve. Ajo përmendi që operacionet e ndërsjella dhe ekipet e përbashkëta të hetimit, si dhe shkëmbimi i informacionit mund të jenë thelbësore në luftën kundër krimit të organizuar”, njoftoi PAMECA.

Drejtoresha e BKH gjithashtu bëri një prezantim për përfaqësuesit e EUROPOL dhe për përfaqësitë e vendeve të BE dhe Palëve të Treta pjesë e AP Copper mbi rolin, fushat e kompetencës dhe kuadrin ligjore të BKH, në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin dhe pritshmëritë në të ardhmen.

Pastrimi i parave

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë dy veprat kryesore që do të jenë në kompetencën e SPAK dhe BKH. Por lëvizjet e ditëve të fundit të BKH tregojnë se po shkojmë drejt shembullit kroat dhe atij rumun. Kur u krijuan organet antikorrupsion në këto shtete, gjëja e parë që bënë ishte arritja e një marrëveshje me organizatat ndërkombëtare si Eurojust, Europol, FATF, Rrjeti Gjyqësor Europian, DEA, etj.

Edhe BKH po ndjek të njëjtën rrugë. Arsyeja që në Rumani e Kroaci u arritën këto marrëveshje është për të gjurmuar paratë e krimit apo korrupsionit. Shumë bosë krimi dhe pushtetarë paratë i nxjerrin jashtë. Falë këtyre agjencive do jetë shumë e lehtë të gjurmohen. EUROPOL është policia e BE, por që shtrihet dhe në vende jashtë eurozonës. Pritet që falë saj BKH të ketë akses në shumë vende të BE për të marrë të dhëna për krimin e organizuar dhe llogaritë e fshehta bankare. Nuk duhet harruar se disa politikanë shqiptarë i kanë fshehur paratë në Zvicër, Qipro dhe Londër. Ngritja e BKH duket se do të jetë një kambanë alarmi për ta./Kliti Topalli

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Liza Laska, aktorja që e shndërroi misionin e nënës në tempull arti

Liza Laska, aktorja që e shndërroi misionin e nënës në tempull arti

06/02/2026
“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In