• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Juristët rrëzojnë Blushin e Ilirit që kërcënon me dordolec: Nuk ka asnjë kompetencë të shpërndajë Parlamentin, gjithçka është në dorë të mazhorancës

19/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Juristët rrëzojnë Blushin e Ilirit që kërcënon me dordolec: Nuk ka asnjë kompetencë të shpërndajë Parlamentin, gjithçka është në dorë të mazhorancës
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristët njëzëri rrëzojnë presidentin Ilir Meta, duke deklaruar se kreu i shtetit nuk ka asnjë kompetencë për të shpërndarë Parlamentin. Gazeta “SOT” kontaktoi me disa juristë, të cilët ishin në unison me njëri-tjetrin, ku deklaruan se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në raste të veçanta.

Avokat Spartak Ngjela u shpreh se presidenti Ilir Meta ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin vetëm në momentin kur mazhoranca nuk ka shumicën e përfaqësimit, duke shtuar se në këto kushte ku jemi Meta nuk ka asnjë të drejtë për të bërë një veprim të tillë. Në reagimin e tij për gazetën, Ngjela tha se nëse presidenti vijon të ushtrojë veprime të tjera antikushtetuese atëherë ai do të përballet me drejtësinë. “Presidenti nuk ka asnjë kompetencë për të shpërndarë Parlamentin, zero. Do tallen ata dhe do fshijnë duart me letrat e presidentit. Kompetencat e presidentit fillojnë kur qeveria nuk ka shumicën dhe ia kërkojnë presidentit shpërndarjen e Parlamentit. Kur Parlamenti nuk zgjedh dot kryeministrin, vetëm këtu ka të drejtë, të gjitha veprimet e tjera antikushtetuese e çojnë në burgim të përjetshëm. Thirrjet e Metës janë abuzim me pushtetin, por atë nuk e përfill njeri se është veprim juridik absolutisht i pavlefshëm”, tha Ngjela për gazetën “SOT”.

Reagojnë Vishaj e Hazizaj

Por në të njëjtën linjë ishte edhe avokati Saimir Vishaj. I kontaktuar nga gazeta, Vishaj deklaroi se Meta e ka të pamundur të shpërndajë Parlamentin pa një vendim të mazhorancës, duke shtuar se presidenti ka të drejtë vetëm të legalizojë kontratën kushtetuese që mazhoranca ka me elektoratin e vet. Sipas tij, thirrjet e presidentit janë nul, duke hequr një paralele edhe me dekretin e Metës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 13 tetor. “Nuk mund të shpërndahet Parlamenti pa një vendim të mazhorancës. Është mazhoranca ajo e cila ka një kontratë me elektoratin, ka një datë fillimi dhe një datë mbarimi. Presidenti vetëm legalizon këtë kontratë.

Nuk mundet të bëjë asgjë tjetër, sepse është njësoj si puna e zgjedhjeve lokale që dekretoi 13 tetorin, i cili ishte nul. Për mua jo nuk mund ta shpërndajë Parlamentin. Presidenti duhet të respektojë kontratën që ka mazhoranca dhe elektorati”, tha Vishaj. Edhe avokati Sokol Hazizaj mbajti të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk ka kompetencë për të shpërndarë Parlamentin, duke shtuar se edhe Kuvendi duhet të respektojë Kushtetutën dhe të plotësojë kuorumin e 140 deputetëve. “Presidenti nuk ka asnjë kompetencë Kushtetuese për ta shpërndarë Parlamentin, por dhe Kuvendi në respekt të Kushtetutës nuk mund të vazhdojë kështu me 122 deputetë”, u shpreh Sokol Hazizaj për gazetën “SOT”.

Rrudhja e kompetencave

Por edhe juristi Genc Gjokutaj mbajti të njëjtin qëndrim, duke deklaruar se presidenti Ilir Meta nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese për të shpërndarë Parlamentin. Në reagimin e tij për gazetën “SOT”, Gjokutaj deklaroi se me vendimin që mori mazhoranca për rrudhjen e kompetencave të Metës i ka hequr çdo të drejtë ligjore, duke shtuar se tani Meta ka fuqi vetëm për të dekretuar rektorët dhe gjeneralët e ushtarakët. “Nuk ka kompetencë presidenti të shpërndajë Parlamentin. Në bazë të kompetencave kushtetuese nuk mundet. E ka pasur këtë të drejtë, por me këto rrudhjet e kompetencave që i bënë presidentit ia hoqën, e kufizoi shumë.

Tani Meta vetëm titujt dhe gradat ka në dorë, letrat kredenciale, i dërgon letra Kuvendit, rektorët që ti dekretojë dhe gjeneralët e ushtarakët kaq ka të drejtë të bëjë. Në pjesën ligjvënëse kompetencat e presidenti nuk shtrihen më. Edhe atë debat të Metës e tha që nuk shprehem me dekret, por do e shpërndajë populli. Me këtë Meta la të kuptohet se është i zgjedhur i popullit e do ngrihen. Por se si do e shpërndajë mbetet për tu parë”, tha Gjokutaj për gazetën./Sot/ ELISJEDA KIKO

Share257Tweet161


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In