• Kontakt
Friday, February 6, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeministri i prerë: Parlamenti nuk ka kohë për të humbur, Meta lider i një partie të degraduar, Komisioni i Venecias i mirëseardhur

28/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Kryeministri i prerë: Parlamenti nuk ka kohë për të humbur, Meta lider i një partie të degraduar, Komisioni i Venecias i mirëseardhur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i vendosur për të mos pritur opinionin e Komisionit të Venecias sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Opozita dhe presidenti Ilir Meta nuk e njohin Kodin e ri Zgjedhor, ndërkohë që për këtë gjë kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e Venecias.

Por një përgjigje të prerë dhe të qartë për këtë çështje që ka shkaktuar debat në korridoret e politikës dhe arenën ndërkombëtare, ka dhënë dje kryeministri Rama. Duke folur një konferencë për mediat, pas mbërritjes nga Libani në Rinas, shefi i qeverisë deklaroi dje se Kuvendi do t’i votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Venecias.

“Unë e kam sqaruar Komisionerin në bisedat që kemi patur, si gjithmonë biseda të drejtpërdrejta, miqësore, pa dorashka, që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet në 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta, i cili nuk ka qëllim të përmirësojë Kodin Zgjedhor, por të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-Parlament, këtë proces”, deklaroi ai.

Megjithatë kryeministri Edi Rama shtoi se “piketat” e Venecias do të merren parasysh pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. “Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjellë kur të pjekë, opinionin e vet. Ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe natyrisht, duke patur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështjeje që mund të dalë përtej 25 prillit”, u shpreh ai.

Rama: Meta lider i një partie të degraduar

Por në fjalën e tij të shkurtër lidhur me këtë çështje, nuk munguan as sulmet ndaj Presidentit Ilir Meta, që iu drejtua Venecias me kërkesë të Partisë Demorkatike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryeministri Edi Rama akuzoi presidentin Meta se është bërë njësh me minorancën dhe se sipas tij, ai nuk është gjë tjetër veçse lideri alternativ i opozitës së thyer.

“Nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk mund të hyjmë në asnjë aventurë, po e përsëris, sepse strukturat e reja të administrimit zgjedhor që kanë nisur punën, kanë nevojë të kenë të shkruar të zezë mbi të bardhë ligjin zgjedhor dhe implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet. Mos harrojmë që është marrë dhe një angazhim për identifikimin biometrik.

Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, për të mos thënë e pamundur, por ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e refuzojmë në sekondën e parë që kalon afati i procedurës, Ilir Metën, me të gjithë këtë përpjekje që është tanimë një përpjeke botërisht e identifikuar si përpjekja e një lideri alternativ të një opozite të copëtuar dhe e një lideri absolut të një partie të degraduar”, nënvizoi Rama.

Ad by Valueimpression
Reagon Balla

Nga ana tjetër edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi dje publikisht arsyet pse shumica rrëzoi dekretin e presidentit Meta dhe i dha rrugë miratimit të Kodit Zgjedhor. Sipas Ballës, pritja e një opinioni nga Venecia do të thoshte hyrje në një spirale të rrezikshme që mund të cenojë edhe zgjedhjet e 25 prillit.

“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion.

Ilir Meta për asnjë moment me këtë dekret s’ka pasur për qëllim të përmirësojë kuadrin zgjedhor në Republikën e Shqipërisë, por si gjithmonë pozicioni i tij ekstremist ka qenë sabotimi dhe gjithçka për të penguar zhvillimin normal të zgjedhjeve të 25 prillit”, deklaroi ai.

Më tej Balla i kujtoi Metës se ndryshmet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në fuqi. “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë sot dakordësinë më të madhe të kërkuar nga Kushtetuta. Edhe brenda opozitës parlamentare, shumica e tyre kanë votuar në favor. Ndoshta Presidenti nuk e ka marrë vesh akoma që Kushtetuta ka hyrë në fuqi prej 20 gushtit”, nënvizoi Balla.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

“Doktori” i Fiks-it festoi 52-vjetorin mes harresës dhe zhgënjimit: Ata që i quaja miq e kolegë më kanë hapur gropën

05/02/2026
Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

Aktori dhe regjisori shkodran Bruno Shllaku sot 69 vjeç … I urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera.

05/02/2026
Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

Sot është 81 vjetori i lindjes të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Pecani

05/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In