• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria dhe Greqia nuk do ndajnë vetëm detin, por edhe burimet e gazit

22/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Shqipëria dhe Greqia nuk do ndajnë vetëm detin, por edhe burimet e gazit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disa muaj përpara se të njoftonte zgjerimin me 12 milje në detin Jon këtë verë, kryeministri Qiriako Mistotaqis i dha dritën jeshile Exxomobile, kompanisë të madhe amerikane të hidrokarbureve të niste kërkimet për naftë dhe gaz në Jonin grek.

Edhe pse nuk ka ende raporte sesi po shkojnë këto kërkime, ishte pikërisht kjo kompani ajo që zbuloi fushën e madhe të gazit në ujërat e Qipros, e cila besohet të jetë zbulimi më i madh i dekadës së fundit. (Drejtori i kësaj kompanie, Rex Tillerson, ishte Sekretari i Parë i shtetit në Administratën Trump).

Kërkimet në Jon ka të ngjarë të vazhdojnë për vite me radhë, dhe mund të çojnë në zbulime të mëdha natyrore si ai i Qipros, por në detin që ndahet midis Shqipërisë, Greqisëe dhe Italisë nuk janë përcaktuar ende mirë kufijtë dhe për pasojë as burimet natyrore.

Athina dhe Roma arritën disa muaj më parë një marrëveshje përfundimtare për përcaktimin e shelteve detare mes tyre, por Greqia dhe Shqipëria kanë ende një rrugë të gjatë përpara.

Qeveritë e dy vendeve dhanë dritën jeshile dy ditë më parë që kjo çështje të çohej në një gjykatë ndërkombëtare, proces i cili po ashtu mund të marrë vite të tëra.

Por në rajon si Ballkani, çështja e kufijve është e mpleksur shumë fort me ekonominë, rezervat e pasura të naftës dhe gazit, të cilat me teknologjinë moderne mund të nxirren dhe të shfrytëzohen. Por pikërisht kjo histori e përgjashme e kufijve detarë dhe rezervave të nënujore, për pak çoi në konflikt të hapur dy vende të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë, ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Kërkimi për gaz në Jon
Ajo që ishte dikur luftë për pushet dhe territor është kthyer tanimë në një luftë për naftë, duke bërë që Turqia dhe Rusia të dërgojë nga njëra anë luftanije në Mesdhe, ndërkohë që Greqia dhe Franca të përgjigjen në të njëjtën mënyrë.

Fakti që pas Qipros, disa nga kompanitë më të mëdha botërore të naftës do të nisin kërkimet për Jonin grek, ka të ngjarë të vështirë edhe më shumë ndarjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të interesave edhe më të mëdha strategjike për të dyja vendet.

Deti Jon, përfshirë edhe pjesën shqiptare, është një zonë e nënvlerësuar dhe ka shumë pak të dhëna për potencialin e tij për hidrokarbure. “ExxonMobil” e ka përshkruar detin Jon si një zonë me interes të lartë.

Katër kompanitë, “Total”, “ExxonMobil”, “Repsol” dhe “ELPE” kanë marrë zyrtarisht aprovimin e qeverisë greke për kërkimin dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve në katër zona detare në Kretë dhe Detin Jon. Kjo projekt i është dorëzuar parlamentit Grek në maj nga ministria e mjedisit dhe energjisë, e cila ka vendosur t’i japë këto fusha detare me koncesion.

Greqia thotë se kompanitë ndërkombëtare të naftës do të investojnë 140 milion euro eksplorime në Jon dhe Kretë. Sipas qeverisë konservatore greke, kjo do ta fuqizojë Greqinë si një fuqi ndërkombëtare për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve.

Konkretisht, të dyja kontratat e nënshkruara më 27 qershor 2019 midis shtetit grek dhe konsorciumit “Total”, “ExxonMobil” dhe “Greek Petroleum” miratojnë nisjen e shpimit për naftë në Jugperëndimin e Kretës dhe në të gjithë rajonin e detit Jon në Greqinë Perëndimore.

Mësohet se kërkimet në detin Jon do të nisin në dhjetë zona detare, por është ende e paqartë se cilat nga këto zona kufizon me pjesën shqiptare të Jonin

“Ky zhvillim, në planin afatgjatë, do të përmirësojë më tej sigurinë dhe furnizimin me energji të Greqisë, si dhe pozicionin e saj gjeo-strategjik si një qendër të rëndësishme energjetike për Europën”, deklaroi ministri grek i Mjedisit gjatë prezantimit të projektit në maj.

Edhe pse është e paqartë ndikimi që do të kenë këto kërkime në përcaktimin e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, Athina e ka bërë të qartë prej vitesh nga ana e saj se dëshiron të zgjerojë ujërat e veta territoriale me 12 milje detare duke marrë si pikë nisjeje ishullin e Othonoit.

Pas këtij skenari qendrojnë në fakt një sërë interesash në fushën energjitike. Zgjerimi jo vetëm që do t’i jepte Athinës një zonë të gjerë që mendohet se është e pasur me naftë e gaz në Detin Jon, por do t’i garantonte gjithashtu edhe akses në Kanalin e Otrantos. Pikërisht aty është projektuar kalimi i “Poseidon”, zgjatimi i fundit i gazsjellësit “East Mediterranean”.

Greqia po lobon fort që puna për përfundimin e këtij gazsjellësi, që nis nga Izraeli dhe përmes Detit Mesdhe përfundon në Itali, të përmbyllet sa më parë. Shtrirja prej 6 miljesh detare që ka aktualisht nuk i mundëson Greqisë qasjen në Kanalin e Otrantos, që sot është i ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rrjedhimisht edhe zgjerimin e hegjemonisë mbi gazsjellësin “East Med”.

Vetë Shqipëria i ka 12 milje gjerësi ujërat territoriale, sipas një vendimi të viteve ’70, vendim që nuk është kundërshtuar nga asnjë vend tjetër, për shkak se konsiderohet brenda ligjeve ndërkombëtare të ndarjes së detit. Ekspertët kanë sqaruar se parimi ndërkombëtar i shtrirjes së ujërave territoriale me 12 milje zbatohet kryesisht kur pika e nisjes është nga një tokë kontinentale, jo nga ishujt, e aq më pak nga një ishull thuajse i pabanuar si ishulli grek i Othonoit në veri-perëndim të Korfuzit. Parimi tjetër që përforcon të drejtën e Shqipërisë është ai i njohur ndërkombëtarisht se toka kontinentale prevalon mbi tokën ishullore kur bëhet fjalë për ndarjen e detit.

Pretendimi i Greqisë për të zgjeruar kufirin në veri-lindje të ishullit të Othonoit i jep Athinës një territor të gjerë detar dhe mundësi shtesë për rrugën se ku mund të kalojë gazsjellësi “East Med”, duke shmangur kështu Shqipërinë. Por, ky zgjerim rrezikon të mbivendoset me ujërat territoriale shqiptare në veri-lindje të ishullit të Othonoit, edhe nëse dy vendet vendosin që për ngushticën e Korfuzit të zbatojnë parimin e barazlargësisë, duke qenë se parimi i 12 miljeve nuk mund të zbatohet në këtë ngushticë.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë dhe një vendim i njëanshëm nga ana e Greqisë me 12 milje nuk do të prekte vetëm Shqipërinë. Turqia e ka deklaruar në më shumë se një rast se nëse Greqia vendos të zgjerohet me 12 milje, atëherë ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ujërat territoriale të ishujve që ka në Egje, duke përshkallëzuar mbivendosjen e pretendimeve për të cilat përplasen prej vitesh Athina e Ankaraja në këtë pjesë.

Për momentin Greqia dhe Shqipëria duhet të ulen dhe të presin, si për procesin e përcaktimit të kufijve në Hagë ashtu edhe për kërkimet e naftës në Jon. Por duke parë tensionet që kanë shpëthyer në Mesdhe, duhet të jemi të përgatitur se një zbulim i përmasave të mëdha do të energjistike do të “shkundë” ekuilibrin e brishtë politik të rajonit.(SI)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In