• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHËNIM: Çfarë fshehin sulmet fashiste ndaj gazetarëve?!

19/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
SHËNIM: Çfarë fshehin sulmet fashiste ndaj gazetarëve?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas trazirave të vitit 1997, kishte një lloj ndroje për reporterët për të shkuar në selinë e PD-së, kur kishte konferenca shtypi Berisha apo të tjerë, për arsye, se gazetarët e mediave kritike bullizoheshin nga të fortët që endeshin korridoreve të opozitës.

Por megjithatë, hapur e zyrtarisht kreu i PD-së së atëhershme fliste në përkrahje të gazetarëve, madje kur shikonte reporterët e Kuvendit që i kishin nxjerrë jashtë për arsye se kishte mbledhje grupi apo seancë të mbyllur ngrinte zëri në mbështetje të mediave e teatrina si këto. Por droja për të shkuar në dyert e PD-së ekzistoi gjatë, se mos haje ndonjë të sharë nga ndonjë prej të fortëve.

Kur rimori pushtetin në 2005-n, sulmi ndaj gazetarëve nga ana e pushtetit të Berishës u ekzekutua në mënyrë tipike mafioze, siç ishin rastet me Mero Bazen që i dogjën automjetin, i kërcënuan familjarët, mbyllën gazetën, rasti me Fatos Mahmutajn, që u përndoq e u detyrua u arratis fshehurazi në Belgjikë, pasi kishte dëshmuar se ishte qëlluar nga trupat e Gardës më 21 janar, rasti i të ndjerit Andrea Stefani ku i larguan të afërmit nga puna pasi ishte kritizer i qeverisë etj etj.

Por rasti i tanishëm i sulmit brutal zyrtar i Presidencës si ndaj TemA-s, e sidomos ndaj gazetarit Adriatik Doçi, i cili publikoi një investigim për dhënien e shtetësive është tipik një akt fashist.

Një kërcënim personal, duke i përmedur familjen, babain, bashkëshorten etj nga ana e zyrtarit më të lartë të shtetit si përgjigje ndaj një raportimi nga ana e tij.

Është fiks sjellja që aparatet e Fascios në Itali e nacionalsocialistët gjermanë kryenin ndaj kundërshtarëve përpara se të vinin në pushtet, kur ishin ende lëvizje populiste opozitare. Duke i përmendur familjarët kritikëve, ata arritën të mbjellin frikë e terror tek të gjithë që mund t’i shkonte në mend të kritikonin apo akuzonin.

Edhe në këtë rast, ky sulm synon që kushdo që t’i shkojë ndërmend që të kritikojë Ilir Metën do të telendiset me farë e me fis, me burrë e me grua, më të mëdhenj e të vegjël.

E përse? Se ka tentuar të shkruajë diçka që e ka ndjekur dhe menduar që përbën shkelje.

Të imagjinojmë në këtë rast sikur të kishte ndodhur në krahun tjetër, sikur Rama të kishte përmendur qoftë një familjar të një gazetari. Do ishte bërë nami…

E kush sot ka folur, kush i tha Ilir Metës, që të paktën u tregua bullist siç Arjan Çani i tha Edi Ramës? Asnjë! Asnjë!

Sepse kanë frikë, kanë drojë, si në rastin e reporterëve në selinë e PD-së, që kur i flisnin të fortës kujtonin gazetarët e rrahur e masakruar deri në çmenduri dhe redaksitë e djegura nga pronari i selisë që po shkonin për lajm.

Ja kaq e thjeshtë është, ai sulm ndaj Adriatik Doçit ishte kalimi i çdo limiti, për të cilin nuk flet askush…(TemA)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In