• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj i quan “laca” përdoruesit e mjeteve në Tiranë… por trafiku nuk u zhbllokua as nga KÇK-ja (Video)

15/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Veliaj i quan “laca” përdoruesit e mjeteve në Tiranë… por trafiku nuk u zhbllokua as nga KÇK-ja (Video)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flasim për trafikun e rënduar të kryeqytetit, të ndodh si askund tjetër në botë, të dëgjosh kryetarin e Bashkisë së Tiranës të të etiketoj “lac”, pse vozit mjetin rrugëve të qytetit, sipas tij pa asnjë angazhim! Mund të jetë i vetmi kryebashkiak në rang botëror, që ofendon qytetarët e tij pa din e iman, sa herë i jepet mundësia.

T’i quash qytetarët e tu “laca”, praktikisht ja ke thënë të gjitha… sepse lac ka disa kuptime negative, ku ndër më ta shquarat janë: “i fortë, njeri që rri kot, i pavlerë, i papunë ose merresh me punë të pista”, cilësi që nuk i takojnë një kryetari bashkie t’i shquaj, por janë organe kompetente dhe ligjzbatuese që merren me këtë punë… nëse ekzistojnë.
Por Veliaj ju ofendon, se nuk di të bëj dallimin midis atij dhe qytetarëve, pasi ka vite që është shkëputur nga realiteti! E më qartë, e tregon deklarta e tij ku shprehet:

“Erdha sot nga Rrogozhina… kam ndejt te “Shqiponja” gjysëm minuti. E dini ça e zhduku trafikun në Tiranë? KÇK-ja! Të gjithë lacat që bënin xhiro kot me makinë, me makina të shtrenjta që të shikonin nëpër Tiranë, vetëm nga KÇK-ja ra trafiku…”, u shpreh kohë më parë në Këshillin Bashkiak Erion Veliaj.

Që provon atë që kam thënë prej kohësh, ne nuk kemi trafik që justifikon një qytet sa veta jemi ne… 1 milion. Nëse Londra me 12 milion, Neë York me 14 milion, Tokyo me 20 milion, s’kanë probleme të tilla, do të thotë që një pjesë e madhe e trafikut në Tiranë është kot. Xhiro kot…”

Tu thuash qytetarëve të Tiranës, se mund të vish nga sheshi “Shqiponja” deri në qendër për gjysëm minuti, është një tallje e shëmtuar dhe gënjeshtër skandaloze.

Tu thuash qytetarëve të tu, mijëra familje të kryeqytetit “laca që bëni xhiro kot…”, kjo është poshtërsi. Nëse trafikun e bëjnë lacat që zhduki KÇK-ja, siç pretendon Veliaj, atëherë kjo është paaftësi dhe përgjegjësi direkte e organeve ligjzbatuese për të na “liruar” trafikun nga lacat. Por me sa duket, shteti fle gjumë, përderisa paska kaq shumë sa bllokokan rrugët.

Tu thuash qytetarëve se Tirana nuk e justifikon trafikun me një qytet të përbërë prej 1 milion banorë, duke e krahasuar me Londrën, New Yorku-n dhe Tokyo-n… ky është fodullëk. I dashur shoku kryetar, të gjithë qytetet që përmende më sipër kanë një sistem të zhvilluar dhe disa qindra vjeçar të transportit publik si: “autobusat e linjave apo edhe ato turistik, metrot, trena, taksi, tragete, tramvaj tokësor dhe ajror (këtë të fundit New York-u e ka aktiv prej vitit 1976), etj”, që transportojnë miliona banorë dhe turistë.

Ndërsa Tirana e Veliajt, të ofron një sistem gjysmak me autobuza, oraret e të cilëve funksionojnë sipas oreksit të kompanive të transportit publik, edhe taksitë, që një familje nuk mund t’i përballojë kostot e shërbimit të saj, pasi i bien më lirë të blej një makinë. Veliaj ankohet për trafikun kur në fakt, qytetarëve ju ofron një sistem gjysmak të transportit publik, që në kushte pandemie është gjysma e gjysmës së tij.

Të paktën në 100 vjet qytet, Veliaj minimalisht duhet të kishe afishuar një hartë të linjave të transportit publik, në secilin stacion, për të orientuar udhëtarët dhe përdoruesit e tij. Veliaj në 6 vite në krye të Bashkisë së Tiranës, minimalisht mund të kishte instaluar disa tabela oraresh që duhen të respektohen nga kompanitë e transportit publik.

Por Veliaj e ka më të lehtë të ofendoj qytetarët e Tiranës, se sa të ndreq transportin publik. Kujtojmë se fyerjet e tij kanë qenë të shpeshta, e rrjedhimisht i bie ta ketë në natyrë, pasi disa herë i ka quajtur qytetarët “shpellarë” pse protestojnë, meshkujt i quajti “zdromsa” dhe të paaftë, një Zot e di pse… ndërsa i quajti “laca” të gjithë ata që nxitojnë të dërgojnë fëmijët e tyre në kopësht apo shkolla, të ikin apo kthehen nga puna ose ndonjë ugjencë apo nevojë mjekësore.

Veliajt kurrë nuk do t’i duhet të hypë mbi urban e as të dal i zhubrosur e i grabitur prej tij. Veliajt kurrë nuk do t’i duhet të shoqëroj fëmijën në kopësht apo shkollë, sepse me atë punë merren dadot dhe shoferët e tij.

Veliajt kurrë nuk detyrohet të kërkoj për parking, pasi e ka privat në vilën apo zyrën e tij. Veliajt nuk ka kush t’ia thotë se Tirana është një tmerr kur flitet për trafikun, pasi dhe ai dhe bashkëshortja janë vetëm pasagjerë brenda mjetit të tyre.

Praktikisht Veliaj nuk është qytetar i Tiranës dhe as njohës i problemeve të qytetit, e me të drejtë ju shan e fyen, duke ju trajtuar si të paditur e të pavlerë./Eksklzuive.al


Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In