• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ekskluzive/ Rama mesazh deputetëve të nxitojnë me izolimin e Metës: Mos i lini asnjë shteg abuzimi, ja 4 fushat ku duhet të fokusoheni, boll e toleruam

15/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ekskluzive/ Rama mesazh deputetëve të nxitojnë me izolimin e Metës: Mos i lini asnjë shteg abuzimi, ja 4 fushat ku duhet të fokusoheni, boll e toleruam
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka vendosur të marrë më shumë kohë për ligjin e presidentit. Në fillim të shtatorit Komisioni për Çështjet Ligjore,

Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ngriti grupin e punës që do të merrej me hartimin e draftit dhe propozimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të projektligjit “Për Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”.

Ky grup pune përbëhet nga deputetët Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti nga mazhoranca parlamentare, si dhe deputeti Alban Zeneli nga pakica parlamentare, ndërsa u caktua si afat për draftimin dhe propozimin e projektligjit data 15 tetor 2020. Por Kuvendi nuk do të mund të vendosë më 18 tetor për t’i kufizuar kompetencat presidentit Ilir Meta, pasi gazeta ka mësuar se Komisioni i Posaçëm që po merret me draftin ka kërkuar më shumë kohë për përgatitjen e ligjit organik për kreun e shtetit.

Sipas informacioneve, i është kërkuar ndihmë Ilir Rusmajlit dhe Viktor Gumit që do të japin ekspertizën e tyre mbi nenet që do të paraqiten për votim. Madje, mësohet se deputetët i kanë kërkuar Rusmajlit, Gumit dhe Mërkurit që të sjellin një draft deri në fund të muajit që më pas dokumenti të hyjë në procedurat parlamentare sa më shpejt.

Rama mesazh deputetëve

Por zvarritja dhe mos mbyllja e draftit për ligjin organik për Presidentin e Republikës nga grupi i punës, duket se ka “acaruar” kryeministrin Edi Rama. Gazeta “SOT” ka mësuar se zoti Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve socialistë të grupit të punës dhe deputetëve të Partisë Socialiste të Komisionit të Ligjeve që të nxitojnë me projekligjin, pasi sipas tij, me sjelljet e fundit, presidenti Ilir Meta duhet të izolohet.

Në mesazhin që ka siguruar gazeta, i pari i qeverisë ka kërkuar nga të vetët që ta kopsitin mirë draftin, në mënyrë që të mos i lënë shteg Metës që të abuzojë, ndërsa iu ka sugjeruar edhe 4 fushat ku duhet të fokusohet ligji organik. Madje, sikundër citohet në mesazhin që iu ka shkuar ligjvënësve socialistë të “Ligjeve”, Rama është shprehur qartë dhe prerë se mazhoranca nuk i ka asnjë borxh Ilir Metës dhe boll e ka toleruar.

“Ligji për Presidentin duhet të jetë gati sa më shpejt, për t’i dhënë fund njëherë e mirë mundësisë së Ilir Metës që të mos bëj çudira. Shikon mundësinë që të mos i lejoni shteg kreut të shtetit që të abuzojë, duke mos dekretuar ministrat e kabinetit, raportet me institucionet, dekretet dhe dekoratat. Punoni dhe silleni sa më parë në Kuvend ligjin. Boll më me sjelljen e Metës që nuk e meriton të jetë aty ky është dhe ka turpëruar Shqipërinë, se veten e tij po e po”, thuhet ndër të tjera në mesazhin që kryeministri Edi Rama iu ka dërguar anëtarëve socialistë të grupit të punës dhe deputetëve të Partisë Socialiste të Komisionit të Ligjeve që disponon gazeta “SOT”.

Pra, përplasjet e ditëve të fundit mes Ramës dhe Metës, kanë bërë që mazhoranca të mos lëshojë pe, ku nga njëra anë ka paralajmëruar se do të rrëzojë dekretin e Metës për Kodin e ri Zgjedhor dhe nga ana tjetër po harton ligjin organik që pritet të izolojë Presidentin e Republikës, duke i kufizuar disa të drejta. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Rigels Seliman

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In