• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kam pasur fatin ta njoh nga afër në një periudhë të rëndë”, Rama suprizon artistin e madh në ditën e lindjes: Unë nuk do t’i kisha marrë dot qysh asokohe kodet e fshehta të leximit…

13/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Kam pasur fatin ta njoh nga afër në një periudhë të rëndë”, Rama suprizon artistin e madh në ditën e lindjes: Unë nuk do t’i kisha marrë dot qysh asokohe kodet e fshehta të leximit…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për ditëlindjen piktorin e njohur shqiptar Edi Hila.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama kujton momentet e tyre të përbashkëta në Akademinë e Arteve dhe jetën e tij në periudhën e rëndë mes dy shkëlqimeve.

Jo vetëm kaq, por Rama i shpreh mirënjohjen Hilës që i ka dhënë kodet e fshehta të leximit e të përkthimit në telajo të botës siç ishte por nuk dukej.

Postimi i plotë:

#EDHE100

EDI HILA është padyshim ylli më i shndritshëm i pikturës shqiptare, që ka përshkuar një trajektore të hatashme nga shkëlqimi i parë, gati 50 vjet të shkuara, kur errësira e kohës shqiptare e gllabëroi sapo u shfaq dhe e degdisi në honet e persekutimit absurd, e më vonë, fatkeqësisht shumë më vonë për jetën e një vdekëtari, tek shkëlqimi i madh i dekadës së fundit, kur piktura e tij është shpërfaqur botërisht me të gjithë elegancën e vet magjepsëse, duke u bërë pjesë e thesarit europian të arteve të bukura.

Kam pasur fatin ta njoh e të jem afër Edit në periudhën e rëndë mes të dy shkëlqimeve, kur ai jetonte dyzimin torturues mes të jashtmes e të brendshmes, mes shtëpisë së vjetër dykatëshe me shkallë rënkuese druri në rrugën e Kavajës dhe studios së ftohtë në anën tjetër të rrugës; mes vizatimeve të fshehta në kuzhinën e katit të dytë, ku flitej me zë të ulët në ajrin e mbushur me hijet e bukura të Rinascimentos Italiane dhe pikturave të ndrydhura për shfaqjet vjetore në mexhelisin e mbushur me hijet survejuese të shoqërisë komuniste; mes bisedave të tij pedagogjike për punët e mia, që asokohe studioja në Liceun Artistik e më pas në Akademinë e Arteve dhe bashkëbisedimeve tona deri pas mesnate për lirinë e ndaluar, artin, kulturën, filmin, letërsinë në liri e në diktaturë…

Pa Edi Hilën dhe Danish Jukniun, profesorin tonë të përbashkët, unë nuk do t’i kisha marrë dot qysh asokohe kodet e fshehta të leximit e të përkthimit në telajo të botës siç ishte por nuk dukej, po kjo është një histori tjetër.

Ai ishte asokohe autori i tablosë së mallkuar, “Mbjellja e Pemëve”, e cila qëndroi e varrosur në bodrumin e Galerisë së Arteve, deri kur radha e varrimit i erdhi vetë diktaturës së proletariatit dhe bashkë me daljen në dritë të asaj pikture, që sot e gjithë ditën i qëndron kohës si zanafilla e gjithçkaje pasoi dekada më vonë, nisën të çelin nën dritën e lirisë edhe filizat e kopshtit piktorik të Edi Hilës.

Sot ai është kopshti më i bukur i pikturës shqiptare, një parajsë me kujtimet e mbeturinat e ferrit, ku sipërfaqet e peneluara janë si një pluhur i përzishëm yjesh që i mbështjell kohët dhe hijet e tyre, në kuadrate pa korniza, shembëlltyra të vdekshmërisë së përshkruar me mall e mallëngjim nga një shpirt kalimtar, që vdes prej kuriozitetit teksa ndahet ngadalë prej trupit të radhës.

Duke i uruar Edi Hilës ditën e lindjes, e falenderoj si gjithnjë me mirënjohje që ekziston dhe uroj që jeta e mundimshme e tij prej kopshtari kujtimesh të dhimbshme e vegimesh magjike, të jetë e mbushur në plot vite përpara me gëzimet fëminore të afirmimit botërisht të vlerës së çmuar të krijuar prej saj.

#TëRRALLË

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In