• Kontakt
Friday, November 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Studiuesit zbulojnë pse ka pacientë asimptomatik të prekur nga Covid-19

12/10/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
Rritje rekord e rasteve globale të koronavirusit në 24 orë, OBSH: Shmangni masat e shtuara të izolimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një studimi të fundit Covid-19 mund të jetë në gjendje të “maskojë” sëmundjen në fazat e saj të hershme, ndërsa përhapet në të gjithë trupin.

Në hulumtimet e kryera në minj, shkencëtarët zbuluan se proteina “spike” që virusi përdor për të hyrë në qeliza bashkohet me një receptor dhe kthen krejtësisht rrugën e sinjalizimit të dhimbjes në fijet nervore. Për më tepër, lehtësimi i dhimbjes mund të ndodhë brenda 30 minutash nga infektimi dhe zgjat për disa orë ose ditë.

Ekipi, nga universiteti i Shkencave të Shëndetit në Arizona, thotë se gjetjet mund të shpjegojnë pse gati gjysma e të gjithë pacientëve me COVID-19 nuk kanë simptoma.

Autori i studimit Rajesh Khanna, profesor në departamentin e farmakologjisë në Universitetin e Kolegjit të Mjekësisë të Arizonës thotë se studimi mund të shpjegojë gjithashtu se pse sëmundja përhapet kaq shpejt.

“Për mua kishte shumë kuptim që ndoshta arsyeja e përhapjes së pandërprerë të COVID-19, është se në fazat e hershme, ju jeni shumë mirë sikur asgjë nuk ju ka ndodhur.

Ju mund të keni virusin por nuk keni simptoma sepse dhimbja juaj është zhdukur. Nëse provojmë se ky lehtësim i dhimbjes është ajo c;ka shkakton përhapjen e mëtejshme të Covid-19 dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme,” deklaroi ai.

Kur njerëzit përjetojnë diçka që shkakton dhimbje, një proteinë e quajtur faktori i rritjes endoteliale vaskulare-A (VEGF-A), lidhet me receptorin e njohur si neuropilin-1.

Kjo krijon një sërë reagimesh që bën që krijon ndjenjën e dhimbjes. Studiuesit zbuluan se virusi, SARS-CoV-2, ka një receptor të dytë që gjithashtu lidhet me neuropilin-1 dhe kështu nuk kryhet procesii sinjalizimit të dhimbjes.

“Kjo na tërhoqi vëmendjen sepse për 15 vitet e fundit laboratori im ka studiuar një kompleks të proteinave dhe rrugëve që kanë të bëjnë me përpunimin e dhimbjes që janë në rrjedhën e neuropilinës,” tha Khanna.

Për studimin e botuar në revistën PAIN, ekipi vendosi të provojë nëse virusi mund të sigurojë lehtësimin e dhimbjes tek më shumë se 100 minj. Minjve të cilëve iu dhanë proteina spike u çliruan nga dhimbja në vetëm 30 minuta dhe i gjithë procesi zgjati për të paktën nëntë orë.

Për kërkime në të ardhmen, ekipi planifikon të shikojë nëse neuropilin-1 mund të jetë një shënjestër për ilaçet kundër dhimbjes që mund të kufizojnë nevojën për marrjen e opioideve.

“Ne jemi duke ecur përpara me krijimin e molekulave të vogla kundër neuropilinës, veçanërisht përbërjeve natyrore, të cilat mund të jenë të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjes.

Ne kemi një pandemi Covid-19 dhe një pandemi opioidesh, kështu që gjetjet tona mund të ndihmojnë për të dyja njëkohësisht,”tha Khanna./Daily Mail

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In