• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Votimi i kandidatëve të PD, Murrizi sfidon anëtarët e komisionit: Proces farsë dhe që ka si qëllim eliminimin brenda llojit

12/10/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Votimi i kandidatëve të PD, Murrizi sfidon anëtarët e komisionit: Proces farsë dhe që ka si qëllim eliminimin brenda llojit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka ngritur tonet lidhur me votimin që është zhvilluar në degët e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi ngre pyetjen përse nuk bëhet publike rezultati i votimit për çdo kandidat në të 61 degët ku secili të shohë sesa vota kundër ka marrë, ndërsa sipas tij, votimi me votë kundër është një shprehje mllefi sesa votë besimi.

“Votimi me votë kundra është një shprehje mllefi sesa votë besimi. Në qarkun Fier ishin propozuar nga anëtarësia në fazën e parë rreth 500 kandidatë për kandidate për deputet. Nga komisioni i “filtrit” ishin përzgjedhur 101 kandidate për t’u nënshtruar votës së mllefit, inatit dhe urrejtjes së anëtarësisë së PD së 6 degëve të PD ( Fier, Lushnje, Mallakastër, Divjakë, Patos, Roskovec).

Në votim u futën më pak se 60 kandidatë nga të cilët 20 në Fier, 14 në Lushnjë, 6 në Divjakë, 7 në Mallakastër, 4 në Roskovec dhe 5 në Patos. Po rreth 50 kandidatë ish-drejtorë tatimesh, burgjesh, hipotekash, arsimi, shëndetësie spitalesh, legalizimesh, te ARMOS dhe Albpetrolit, te AKU, Bordit të Kullimit dhe Bujqësisë, pse nuk bëjnë ciu kur jua dh emrin dhe nuk jua sollën fare për votim?

A thua kanë qenë spiunë sigurimi? Apo janë përjashtuar si ish-hajdut administratë? Pse nuk bëhet publike rezultati i votimit për çdo kandidat në të 61 degët, ku secili të shoh sesa vota kundra ka marrë”, shkruan ai. Sipas Murrizit, që të jetë i besueshëm procesi dhe që demokratët dhe shqiptarët të shohin se sa të “virgjër” janë kandidatët duhet që më së pari 4 anëtarë të komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve Mustafaj, Nishani, Ruli dhe Marku të bëjnë publike certifikatat e pastërtisë së figurës së tyre nga autoriteti i dosjeve të sigurimit pastaj të kontrollojnë “ kolegët” e tyre.

“Po nga këta që kanë kaluar “testimin” a ka spiunë sigurimi? Por që të jetë i besueshëm procesi dhe që demokratët dhe shqiptarët të shohin se sa të “virgjër” janë kandidatët duhet që më së pari 4 anëtarë të komisionit të përzgjedhjes se kandidatëve Z. Mustafaj, Z. Nishani (Mehmeti), Z. Ruli dhe Z.

Marku të bëjnë publike certifikatat e pastërtisë së figurës së tyre nga autoriteti i dosjeve të sigurimit pastaj të kontrollojnë “ kolegët” e tyre. Sikurse ftoj 4 anëtarët e autoritetit të dosjeve të tregojnë me dokumenta se a kanë qenë vetë spiunë të sigurimit”, nënvizoi Murrizi.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In