• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Artistët: Jemi të falimentuar financiarisht dhe shpirtërisht, nëse Rama. Qeveria e di, por nuk e vë ujin në zjarr

28/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Elton Deda pjesë e artistëve të denigruar nga qeveria ka dy fjalë për Ramën: Reflekto sa nuk është vonë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një lidhje me “Skype” në News24, artistët e njohur, Elton Deda, dhe Orgesa Zaimi, rrëfyen vështirësitë e këtyre tetë muajve të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtari Deda tha se artistët janë drejt falimentit financiar, por edhe shpirtëror, pasi sipas tij, Shqipëria po kthehet në një vend gri, ku të gjithë po kërkojnë të ikin me vrap.

Edhe këngëtarja Zaimi tha se vështirësitë për artistët në këtë periudhë janë të mëdha, ndërsa shtoi se duhet gjetur një zgjidhje që ata të punojnë.

Nga ana tjetër, Deda dhe Zaimi tha se do të mblidhen një grup i madh artistësh, që do të zgjedhin një përfaqësi, për t’i dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ku do t’i kërkohet takim për gjetjen e një zgjidhjeje.

Pjesë nga rrëfimi i dy këngëtarëve:

Deda: Ky është jo faliment financiar, por edhe shpirtëror. Këtu kthehemi në një vend gri, ku duhet të ikësh me vrap. Është mirë që zëri ynë të dëgjohet. Ka shumë kategori të artistëve që janë prekur dhe problemi është se kjo po vazhdon. Qeveria e di problemin, por nuk po e vë ujin në zjarr.

Zaimi: Duam të gjejmë një zgjidhje që edhe ne të punojmë, por të punojmë në kushte sigurie, e për këtë duhet të na ndihmojë shteti.

Deda: Akti Normativ nuk lejon në asnjë orë të ditës muzikë live. Pra, të gjithë miqtë tanë që kanë shkuar të këndojnë e të marrin ndonjë lekë, ju ka shkuar policia. Për këtë arsye, Akti Normativ duhet rishikuar urgjent. Ne nuk po kërkojmë të ushtrojmë profesione të tjera, por profesionin tonë dhe kjo është një e drejtë me Kushtetutë. Nëse shteti na ndalon punën, duhet të na kompensojë.

Si keni jetuar ju në këto 8 muaj?

Zaimi: Ka pasur raste flagrante, që e kanë shkelur Aktin Normativ, duke bërë muzikë, dhe ku grumbullimi ka qenë i tmerrshëm.

Deda: Janë nja 10 copë, nga 2 mijë artistë, që kanë bërë goxha para. Raporti i atyre që kanë bërë para, me ata që bëjnë para për të jetuar, jo për t’i shpenzuar për luks, është shumë i vogël. Ne kemi kursyer. Këto 8 muaj bankomatet janë bërë lëmsh, janë bërë copë.

Zaimi: Artistët janë shumë të ndjeshëm. Nuk është parë çfarë na shkakton kjo nga ana shpirtërore. I qëndroj idesë se ne mund të gjejmë një zgjidhje të gjithë, që edhe ne të bëjmë atë që bënim më parë.

Çfarë do të sugjeronit ju?

Deda: Ne duhet të bëjmë një grup të madh muzikantësh, që jemi prekur direkt nga kjo gjë, duam të zgjedhim një përfaqësi dhe do t’i dërgojmë një letër zyrtare Ramës, ku do t’i kërkojmë një takim. Mbase ai s’ka mundësi të na presë, por le të delegojë njerëz të tjerë, si ministren psh. Ne jemi njerëz të thjeshtë, të komunikueshëm, që kërkojmë pa thyer njeri, një takim. Nëse vazhdojmë të na injorojnë, ne do ta pleqërojmë këtë punë dhe të shohin pastaj.

Zaimi: Jam dakord me Eltonin. U ngrit zëri që në fillim për këtë situatë.

Deda: Mendoj se me pak kujdes e mirëkuptim nga njerëz të qeverisë mund të lejohen edhe artistët që të këndojnë. Të bëhen edhe koncerte, me masat e duhura, me një sallë me 200 të ftuar, jo 500.

A keni në duar ndonjë projekt?

Deda: Nuk kam bërë album timin. Krijimtaria do të vazhdojë, por problem është se ne kemi tetë muaj që nuk nxjerrim të ardhura. Të gjithë njerëzit janë të prekur, atëherë t’i ndalojmë edhe muzikën, teatrin.

Zaimi: Edhe unë jam duke u marrë me një këngë, nesër do të shkoj në studio ta regjistroj.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In