• Kontakt
Monday, November 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prokuroria e Tiranës pushon hetimin ndaj Valdrin Pjetrit: Dënimi nuk duhet të përmendet në të ardhmen?!

28/09/2020
in Aktualitet, Kronike, Kryesore
A A
Prokuroria e Tiranës pushon hetimin ndaj Valdrin Pjetrit: Dënimi nuk duhet të përmendet në të ardhmen?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit, ish-kryebashkiaku i PS-së së Shkodrës, i cili u largua nga detyra pasi mashtroi në vetëdeklarimin mbi pastërtinë penale, pasi kandidoi për postin e kryebashkiakut.

Ai u mandatua si i tillë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por pas një denoncimi të Partisë Demokratise dhe pas nisjes së hetimeve nga prokuroria ai dha dorëheqjen duke lënë në detyrë, ish-kryebashkiaken Voltana Ademi.

Por pas më shumë se 1 vit nga nisja e hetimeve, prokurori i Prokurorisë së Tiranës Ervin Karanxha ka kërkuar pushimin e hetimeve për Valdrin Pjetrin.

Në vendimin e Prokurorisë Tiranë specifikohet:

“Ne zbatim te ligjit nr.138 te vitit 2015 Subjekti Valdrin Pjetri ka deklaruar se nuk eshte denuar me vendim gjyqesore jo perfundimtar ose te formes se prere nga autoritetet shqiptare ose te huaja dhe se nuk ka pasur masa sigurimi personal ne fuqi ose jo. Ne perfundim te verifikimeve te kryera nga Prokuroria e Pergjithshme eshte provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

Eshte a.rrestuar ne flagrance nga personeli i policise se Firences ne daten 27.01.2003 se bashku me nje shtetas tjeter shqiptar per shkelje te ligjit mbi lendet n.arkotike bazuar ne ex art 73 DPR 309/90.

Me vendimin penal nr.474 te Gjykates se Firences, subjekti Luigj Valdrin Pjetri eshte deklaruar fajtor per “Mbajtjen e paligjshme te lendes n.arkotike ne bashkepunim (114.05 gram hashash)” te parashikuar nga neni 110 te Kodit Penal Italian dhe nga neni 73, paragrafi i 1, i Dekretit te Presidentit te Republikes se Italise nr,309/90 dhe eshte denuar me 36 muaj b.urgim dhe me gjobe 2000 euro, te zbritur per shkak te rrethanave lehtesuese te pergjithshme, ne 27 muaj b.urgim dhe me gjobe 1 500 euro, e cile eshte zbritur per shkak te llojit te gjykimit ne 18 muaj b.urgim dhe me gjobe te barabarte 1 000 euro. Pezullimin te denimit dhe mospermendje te tij ne te ardhmen.

I eshte revokuar leja e qendrimit me date 03.02.2003 nga Kuestori i Firences.

Eshte debuar nga terriori Italian me daten 04.02.2003. mase marre nga prefekti Firences. Afati i debimit perfundoi me daten 24.07.2015.”

Ajo çka mendohet të ketë shpëtuar pjetrin është fakti se Gjykata e Firences në vendimin e dënimit të tij ne pjesën e dispozitivit te tij deklaronte qe ky vendim nuk duhej te përmendej ne te ardhmen ose te behej publik.

“Ne rastin konkret Gjykata e Firences duke u nisur nga rrezikshmeria e ulet e vepres penale si dhe prania e disa rrethava lehtesuese (si sasia e vogel e lendes n.arkotike (114.05 gram hashash), lloji i lendes n.arkotike te poseduar (hashash), (faktin qe kemi bejme me dy studente, moshen e tyre te re si dhe ne teresi rrethanat e ngjarjes te dyshuarit te padenuar me pare etj) ka vendosur qe ky vendim nuk duhej te permendej ne te ardhmen dhe nuk duhej behej publik.”, thuhet në vendimin e prokurorisë së Tiranës.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

08/11/2025
10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

08/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In