• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në nëntor hetuesit e BKH nisen drejt SHBA! Në dhjetor kupola e drejtësisë vihet në monitorim: Nisin përgjimet dhe kontrollet e financave

28/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Lufta ndaj korrupsionit: Ja marrëveshja që do të përdorin amerikanët për të marrë në dorë SPAK e BKH! Fushat ku do të asistohet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë rol kyç në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e nesërme mbyllen aplikimet për hetues të BKH dhe ata që do të përzgjidhen pritet që të kenë shumë punë para. Muaji tetor do të jetë periudha kur 165 kandidatët do të verifikohen.

Pas formularit prej 7 faqesh që kanë plotësuar kandidatët, pritet që të zgjidhen 60 oficerët më të mirë që do të jenë në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror. Por pas përzgjedhjes, në muajin nëntor, 60 hetuesit do të nisen për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gati 1 muaj. Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për kupolën e drejtësisë.

Në këtë muaj, BKH pritet të jetë funksionale dhe gjëja e parë që ata do të bëjnë është monitorimi i njerëzve të drejtësisë. Përgjimi i telefonatave, e-mail dhe kontrolli i llogarive bankare të anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion pritet që të jetë fokusi i parë i punës së Byrosë së Hetimit.

Deri më tani, monitorimi i anëtarëve të SPAK nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së BKH, por me ngritjen e saj në dhjetor çdo gjë do marrë tjetër rrjedhë. Hetuesit specialë të FBI shqiptare do të kryejnë përgjimet, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave do të merret me kontrollin e llogarive bankare.

Ja parashikimet në ligj

Në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, janë parashtruar të gjitha hapat që do të ndjekin hetuesitë specialë për monitorimin e anëtarëve të SPAK. Më konkretisht, në nenin 42 të ligjit bëhet me dije se oficerët të cilët do të kryejnë monitorimin do të përzgjidhen përmes shortit për një periudhë 6-mujore.

Ky mandat afat-shkurtër nuk duhet të përsëritet dy herë dhe ata duhet të kenë eksperiencë 5-vjeçare si oficer i policë gjyqësore. Oficerët specialë të FBI shqiptare duhet të kryejnë monitorimin periodik jo vetëm ndaj anëtarëve të SPAK, por edhe familjarëve të tyre të cilët kanë dhënë pëlqimin dhe që janë mbi moshën 18 vjeç. Por BKH do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera për kontrollin e anëtarëve të SPAK.

Drejtoria e Pastrimit të Parave do monitorojë llogaritë bankare. “Oficeri përgjegjës për mbikëqyrjen është një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit me të paktën pesë vite përvojë si oficer i Policisë Gjyqësore; Dy hetues emërohen me short për një mandat gjashtëmujor si oficer përgjegjës për monitorimin. Ky mandat nuk mund të përsëritet dy herë brenda një viti.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në prani të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bën përzgjedhjen me short; Një oficer përgjegjës, sipas pikës 2, të këtij neni, kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, Drejtorit, Zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, oficerëve të shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera hetimore apo administrative”, thuhet në nenin 42 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In