• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Saliu e dogji këtë vend, rrënoi e vodhi”! Romeo Kara del me deklaratën ‘bombë’: Ata e kanë tmerrësisht frikë! Edhe Meta me shokë ndjehen të paburrë të përballen!”

24/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Saliu e dogji këtë vend, rrënoi e vodhi”! Romeo Kara del me deklaratën ‘bombë’: Ata e kanë tmerrësisht frikë! Edhe Meta me shokë ndjehen të paburrë të përballen!”
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Romeo Kara përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një sërë deklaratash të forta. Teksa sjell në kujtesë sesi Berisha e më pas edhe Meta rrënuan, shkatërruan dhe vodhën vendin, zbulon edhe frikën që nuk i lë rehat ‘të flenë gjumë’ politikanët tanë.

Sipas avokatit, politika po e përdor figurën e Avni Rustemit në këto momente pasi i trembet zgjedhjeve të lira e demokratike dhe tmerrohen nga fundi i merituar që i pret.

Postimi i plotë:

Jo rastesisht po goditen heronjte, patriotet, figurat historike dhe simbolet tona kombetare.

Pervec të huajve dashakeqes karshi cdo vlere tonen, tashme eshte shpalosur pa fre, pa turp e pa cipe edhe elementi antishqiptar i brendeshem, i cili prej 30 vitesh po vjedh, rrenon e tjeterson cdo pasuri materiale e shpirterore të ketij vendi.

Historia e vjedhjes se pashembull të ketyre 30 viteve, nuk mund të qendroje gjate perballe cdo akti patriotik, heroik dhe burreror, prandaj po inkurajohet perbaltja e cdo heroi dhe akti heroik.

Hero eshte pikerisht ai person qe sakrifikon veten, familjen dhe pronen per atdheun, popullin dhe të miren duke u perballur edhe fatalisht me te keqen.

Sot televizione dhe gazeta të panumerta orvaten të na shesin si hero ish komunistin Sali, i cili në vend qe të sakrifikonte veten per vendin, dogji, rrenoi e vodhi vendin për veten.

Ky “hero”, se bashku me të ngjashmit e tij Meta me shoke, ndjehen te paburre kur perballen me vepren e kryepatriotit Avni Rustemi.

Keta pasardhes shpirterore të tradhetarit Esat Pasha, qe vrau pabesisht kryembrojtesin e Shkodres Hasan Riza Pasha dhe ia dorezoi qytetin malazezeve, nuk ngurrojne te dorezojne territor, sovranitet dhe favore ekonomike kur ua kerkon interesi dhe pushtetit i tyre.

Të kompleksuar nga Avni Rustemi, ata nxitimthi, mjeranisht dhe zhulcërisht, u munduan të hedhin balte pikerisht tek tipari patriotik i tij.

E quajten, “Patrioti i parase” me te vetmin argument se, ai paska kerkuar para për të realizuar vrasjen e nje tradhetari.

Ku ka me idjotesi dhe ligesi bashke, se sa të etiketosh vetem prej ketij argumenti si “Patriot të parase” Avniun.

Pse nuk thone per cfare u perdoren ato para dhe a ka jetuar Avniu me para të fituar a nga ndonje vrasje?

Pse pikerisht u moren me Avniun në keto momente?

Pergjigja eshte vetem nje dhe e qarte: sepse në kushtet e uzurpimit total të politikes, pushtetit ekonomik dhe procesit të zgjedhjeve, duke i mohuar cdo mundesi ketij populli për të vendosur mbi fatet e tij, shembulli i Avni Rustemit eshte i vetmi qe po lakohet perhere e me shpesh si zgjidhja e vetme, si thirrje e brendeshme patriotike dhe si shkendije për revolucion.

Ata e kane tmerresisht frike kete precedent qe iu qendron mbi koke dhe qe iu kujton atyre fundin e merituar.

Ata e dine mire se do t’a paguajne shumë shtrenjte grabitjen e 30 viteve, prandaj rreken të baltosin pikerisht shembullin, precedentin, heroin.

Ata nuk mund as t’a pluhurosin dhe jo me t’a baltosin Avniun.

Avniu qe 13 vjec iu bashkua cetes se Cerciz Topullit, 15 vjec tentoi të vrase Turgut Pashen, la studimet per te luftuar shovinistet greke, krijoi lidhjen rinore shqiptare në Kalabri, drejtoi dy shoqatat Bashkimi dhe Atdheu si dhe iu bashku krahut patriotiko-revolucionar të politikes shqiptare.

Vrasja historike qe ai i beri Esat Pashes, u vleresua jo vetem në Shqiperi, por neper te gjithe Europen si nje akt historik patriotizmi dhe vetedije kombetare, prandaj minjte sherbetore të kesaj politike, as qe e cenojne dot Avniun, as fitojne dot ndonje vlere në perballje me të dhe as na e heqin nga mendja, se zgjidhja e vetme eshte të ecim në rrugen e Avniut.

Share224Tweet140


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In