• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të qeshësh apo të qash! Tenderin e ujit të pijshëm e fiton po drejtori i ujit “të pijshëm” në Bashkinë Tiranë

11/09/2020
in Aktualitet, Kryesore, Sociale
A A
Të qeshësh apo të qash! Tenderin e ujit të pijshëm e fiton po drejtori i ujit “të pijshëm” në Bashkinë Tiranë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëpër korridore, flitet shpesh se Bashkia e Tiranës është e mbushur me shumë problematika kur i kërkon të hap letrat. Edhe kjo ndodh se punonjësit e kësaj bashkie mbajnë rekord në rang kombëtar për shejtanbudalliqe.

Me fjalë të tjera, drejtuesit e saj janë edhe shejtan por edhe shumë budallenj dhe jo pak herë janë bërë pjesë e skandaleve si të tipit vilat e luksit e kryetarit, vila në qerret e kryetarit dhe nënkryetarit, parkingu 2 mln euro i drejtorit, “Pay & Go” e gruas, kompanitë fantazma të vëllait dhe vendi i punës i profesionist puthadorit.

Disa mbeten të famshme e disa më pak, për shkak se mediat në Shqipëri, refuzojnë të publikojnë atë çfarë ndodh realisht brenda mureve të kësaj bashkie, por pranojnë të marrin haraçin dhe të transmetojnë disa kronika bajate të regjistruara e grimosura nga grupi i xhirimit pranë bashkisë.

Së fundmi në listën e xhevahirëve të ngjarjeve tragjikomike të kësaj bashkie, i shtohet dhe një tjetër histori, e cila për nga humori do vdiste nga zilia dhe Nastradinin. Pasi u bë publik tenderi i Bashkisë së Tiranës me objekt “Blerje ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë për vitin 2018”, ku bashkia do harxhojë 14 milionë lekë (të vjetra) për ujë të pijshëm për punonjësit, u mësua se kontraktori i këtij tenderi është operatori ekonomik “Gourmet & Co”.

Sipas një hulumtim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, administratori i këtij subjekti tregtar rezulton të jetë Theofan Kazanxhiu, i cili është bashkëortak me shtetasin Elvin Tivari. Për dijeni të publikut, Tivari është Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), institucion në varësinë e Bashkisë së Tiranës.

Praktikisht, i bie që tenderi për blerjen e ujit për punonjësit e Bashkisë, për periudhën shtator-dhjetor, me vlerë 14 milionë lekë, që bën vetë Bashkia Tiranë, e fiton një prej drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Një pikëpyetje kemi ne për bashkinë: Si ka mundësi që Bashkia Tiranë, shpërdoron 14 milion lekë nga taksapaguesit shqiptar për të blerë ujë të pishëm për punonjësit e saj, ndërkohë që uji i rubinetave, po sipas Bashkisë Tiranë dhe UKT… është i pijshëm?!

Tani nëse uji i pishëm, pra ai i rubinetit, nuk na qenka i pijshëm, Bashkia e Tiranës ka detyrimin ligjor t’ua thotë qytetarëve të saj, sepse po e paguajnë sa frengu pulën ujim e papijshëm. Vlen të përmendet, se shqiptarët po e paguajnë mjaft shtrenjtë faturën e “ujit të pijshëm”, aq sa shpesh ankohen se vjen njësoj me vlerën e faturës së energjisë elektrike.

Ndërkohë që rritja eksponenciale e çmimit të ujit erdhi për shkak të projektit Tirana 24 orë/ujë, sot, pas më shumë se 5 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës, Kryetari Erion Veliaj vazhdon ende të premtoj ujë 24 orë në çdo shtëpi të qytetit, një zotim të shumë viteve më parë.

Më e pakta që mund të bëj Veliaj, është të na sjellë ujë të pijshëm, atë për të cilijn paguajmë çdo muaj, që nga dita e parë, kur ai ka shkelur në atë bashki.Ekskluzive.al


Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In