• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Merr fund zvarritja, KED thërret mbledhjen për të rihapur garën për Kushtetuesen, vuloset vendimi edhe për fatin e Dvoranit

11/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Merr fund zvarritja, KED thërret mbledhjen për të rihapur garën për Kushtetuesen, vuloset vendimi edhe për fatin e Dvoranit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dhënë fund zvarritjes për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Në korrik u skualifikuan të gjithë kandidatët për dy vendet vakante të shpallura nga Kuvendi e Presidenca, por deri më tani procesi ka qenë i bllokuar.

Gazeta e ka theksuar disa herë këtë çështje, ndërsa KED ka vendosur që javën që vjen të rihapë garën. Përmes një njoftimi për mediat, KED bën me dije se mbledhja e radhës do të jetë në datë 16 shtator, ora 11:00 ku do të shqyrtohet vakanca e shpallur nga presidenti më 22.11.2019.

“Diskutim për vlerësimin e njoftimit të organeve të emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca të parakohshme”, thuhet në njoftimin e KED.

Sa i përket vakancës së datës 22.11.2019, situata është interesante. Bëhet fjalë për një vakancë të shpallur pas shkarkimit të Besnik Muçit nga vetingu. KED ka kualifikuar për në fazën finale vetëm 4 emra. Ata janë: Altin Binaj; Artan Spahiu; Dedë Kasneci; Gentian Mete. Ajo që bie në sy është se mes 4 emrave në fjalë kemi kandidatë që janë skualifikuar në dy vakancat e mëparshme.

Bëhet fjalë për zotin Dedë Kasneci. Ndërkohë zoti Binaj ka kandiduar dhe në shpalljen e KLGJ për në Gjykatën e Lartë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i KED, por ligji e ka të përcaktuar se minimumi duhen 3 kandidatë që lista t’i shkojë institucionit, në këtë rast presidentit. Edhe sikur të plotësohet kjo vakancë, sërish Kushtetuesja do të jetë jashtë funksionit, pasi momentalisht ka vetëm 4 anëtarë dhe duhen 6 që ajo të marrë vendime.

Tashmë procesi do nisë nga e para. Pasi KED të marrë vendim të mërkurën, do njoftohen Kuvendi e Presidenca. Më pas këto institucione do hapin garën për një muaj.

Kjo do të thotë se rreth fundit të nëntorit do jetë mbyllur gara. Më pas lista do i shkojnë KED. Interesant është fakti se më 5 dhjetor riformatohet KED dhe filtrimi i kandidatëve do bëhet nga KED e re, që nis punën në janar. Pra edhe këtë vit Kushtetuesja mbetet një proces shumë i vështirë, edhe pse kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ambasadorja amerikane kanë kërkuar të bëhet funksionale deri më 1 janar.

Letra e Dvoranit

Një tjetër pikë në rendin e ditës do të jetë dhe një letër e gjyqtarit Ardian Dvorani drejtuar nënkryetares së KED, Vitore Tusha, ku kërkon që të mbetet anëtar i institucionit. Dvorani u largua nga Gjykata e Lartë dhe tashmë është pjesë e Gjykatës Administrative të Apelit.

Në një letër drejtuar Tushës më 20 gusht, Dvorani ka kërkuar nga KED të vendosë nëse ai duhet të jetë apo jo anëtar. Vetë gjyqtari ka dhënë argumentet e tij duke u shprehur se ligj i jep atij të drejtë që të mbetet anëtar, por gjithsesi ka kërkuar që KED të vendosë. Pas vendimit për ta larguar nga Gjykata e Lartë, Dvorani ka bojkotuar mbledhjet e KED.

“Nisur nga kuptimi dhe interpretimi i sipërtrajtuar të dispozitave kushtetuese dhe ligjore të zbatueshme, kam vlerësimin se rrethana e krijuar e mosushtrimit të mëtejshëm të funksionit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe vijimi prej datës 30.07.2020 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, nuk e ndërpret të drejtën dhe detyrimin tim kushtetues dhe ligjor për të qenë në përbërje të KED të caktuar për të ushtruar veprimtarinë gjatë vitit kalendarik 2020.

Nga ana tjetër, në lidhje me raste dhe situata të tilla, është evidente se jemi edhe përpara mungesës së plotë të rregullimeve konkrete dhe të shprehura në Kushtetutë dhe në ligj, për sa i përket çështjes se cilat duhet të jenë sjellja dhe veprimet që duhet të kryejë anëtari i KED, cilat duhet të jenë veprimet dhe kompetenca e mbledhjes së KED etj”, thuhej në letër. /Kliti Topalli

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In