• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spastrime në qeveri, PS dhe administratë: Rama fut në skaner ministrat, deputetët dhe drejtorët, ja kush del nga listat e 2021 dhe zyrtarët që shkarkohen

10/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Spastrime në qeveri, PS dhe administratë: Rama fut në skaner ministrat, deputetët dhe drejtorët, ja kush del nga listat e 2021 dhe zyrtarët që shkarkohen
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të fusë në skaner ministrat, deputetët e Partisë Socialiste, bazën socialiste, drejtorët dhe administratën. Dje shefi i qeverisë zhvilloi një takim me drejtuesit e PS të 12 qarqeve, ndërsa ka dhënë porosi të qarta dhe po ashtu objektiva të qarta.

Gazeta ka mësuar detaje nga ky takim që ka zgjatur rreth 2 orë, teksa një çështje që është diskutuar gjatë ka qenë pikërisht analiza për të gjithë.

Sipas informacioneve duke filluar nga dje të gjithë socialistët do të jenë në test, ndërkohë që çdo javë 12 koordinatorët jo vetëm që do të zhvillojnë takim me kryeministrin Rama, por mësohet se do të “spiunojnë” tek shefi i selisë rozë me detaje sa i takon punës dhe angazhimeve javore të ministrave, deputetëve, drejtorëve, krerëve të bashkive.

Spastrime në qeveri

Referuar burimeve nga mbledhja, 12 koordinatorët janë porositur dhe urdhëruar nga Rama që të zhvillojnë anketa e sondazhe në bazë, se sa të kënaqur janë me punën e ministrave, deputetëve, etj.

Po ashtu, mësohet se baza dhe anëtarësia do të pyetet se sa aktivë janë deputetët dhe ministrat në zonat e tyre, sa kanë qenë të pranishëm në takime, sa kanë arritur objektivat për punësimet dhe thithjen e investimeve në zonat e tyre elektorale. Në këtë pikë mësohet se shefi i qeverisë ka paralajmëruar spastrime të forta në qeveri, Partinë Socialiste, administratë, në rast se analiza dhe raportimet e koordinatorëve do të nxjerrin negativë persona të caktuar.

Sipas informacioneve, mësohet se qëllimi i futjes në skaner të ministrave, deputetëve dhe drejtorëve, është pikërisht pasja e një panorame të qartë të Ramës përpara se ai të vendosë se kush do të kandidohet për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Madje, sikundër theksuan të njëjtat burime një nga arsyet se përse kryeministri Edi Rama ka shtyrë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS është pikërisht kjo gjë, pasi ai kërkon që të ketë një bilanc të punës së gjithsecilit, duke qenë se në këtë mbledhje mund të ketë edhe ndryshime në qeveri.

Ja kush del nga listat e 2021 dhe zyrtarët që shkarkohen

Por mësohet se zoti Rama është shprehur para drejtuesve të Partisë Socialiste të 12 qarqeve se nëse sondazhet dhe raportet që do t’i shkojnë në tavolinë i nxjerrin negativë, deputetët nuk do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa masa drastike do të ketë edhe për ministrat dhe drejtorët, të cilët pritet të shkarkohen.

Po ashtu, mësohet se kryesocialisti ka kërkuar që të mbahen edhe sondazhe të tipit sikur zgjedhjet të mbahen sot dhe deputetët që marrin minimum votash pritet t’iu mbyllet dera për t’i kandiduar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Nga ana tjetër, nëse skaneri do të nxjerrë negativë edhe punën e drejtorëve apo në ato raste ku ka ankesa nga qytetarët dhe strukturat për performancën e administratës, ndaj tyre do të merren masa deri në shkarkim nga punë.

Po ashtu edhe drejtorët që kanë dështuar me punësimet priten të shkarkohen, ndërkohë që në dorë këtë çështje kaq delikate pritet ta udhëheqë zëvendëskryeministri Erjon Braçe, i cili në mbledhjen që Rama zhvilloi javën e parë me grupin parlamentar socialist në Elbasan u ngarkua që të merret me çështjen e punësimeve, pasi ato nuk do të kalojnë më nga drejtuesit, por nga ai. Nga ana tjetër, referuar burimeve nga mbledhja e djeshme, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të fusë në skaner FRESSH-in dhe Forumin e Gruas, për të cilët ka kërkuar që duke filluar nga sot të riformatohen, strategji kjo që pritet t’i japë ritëm fushatës për zgjedhjet e 2021.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In