• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA sjell ekspertë në ndihmë të Byrosë së Hetimit dhe paralajmëron pushtetarët për zbardhjen e aferave korruptive

07/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
SHBA paralajmëron Albin Kurtin se po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund reformës në drejtësi, një reformë e mbështetur prej tyre që në krye të herës.

Edhe pse janë të shumtë politikanët, të cilët e kanë goditur këtë reformë, për amerikanët nuk ka asnjë stepje për të arritur misionin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorja Yuri Kim e ka theksuar disa herë në daljet e saj mediatike dhe në qëndrime publike se, SHBA nuk do të stepet nga reforma në drejtësi pavarësisht sulmeve që vinë në drejtim të saj.

Ndërkohë duket se në të njëjtën linjë me ambasadoren Kim është edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Revista zyrtare në versionin online e DASH, e cila ka për qëllim informacionin dhe nuk është autoritet për veprim zyrtar, ka publikuar një artikull për ndihmën që qeveria amerikane i ka dhënë Shqipërisë.

Në qendër të artikullin është reforma në drejtësi, e cila është qendra e vëmendjes për Ambasadën Amerikanë në Shqipëri. Sipas artikullit në fjalë, Byroja Kombëtare e Hetimit është organi që ka marrë më shumë vëmendje nga amerikanët, pasi roli i BKH në luftën kundër korrupsionit është vendimtar.

Sakaq në artikull theksohet se SHBA ka sjellë ekspertë në Tiranë për finalizimin e BKH-së. “Në vitin 2016, Shqipëria kaloi një reformë të madhe në fushën e drejtësisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, duke rishkruar pjesë të konsiderueshme dhe të rëndësishme të Kushtetutës për të ç’rrënjosur korrupsionin. Që atëherë, ambasada ka punuar për të mbështetur implementimin e këtyre reformave.

Departamenti i Drejtësisë dhe Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit kanë ofruar trajnim dhe asistencë teknike. Së fundmi, një grup trajnerësh nga SHBA kanë mbështetur sistemin e ndjekjes penale në Shqipëri, për të ngritur një njësi të re poligrafike për të kontrolluar punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një organ i sapo krijuar (i cili ka një rol të ngjashëm me Byronë Federale të Hetimit të Amerikës), duke ndihmuar në katalizimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në artikull.

Partneriteti me SHBA

Më tej artikulli i DASH e vendos theksin tek partneriteti i SHBA-ve me Shqipërinë. Në artikull thuhet se pas 28 vitesh partneritet me USAID, programet bilaterale do të përfundojnë në Mars të vitit 2021 dhe thekson se shteti shqiptar është në rrugën e duhur që të arrijë vetëbesimin.

Pra sikurse thekson artikulli, Shqipëria ka arritur pikën ku mund të veprojë vetë, ose thënë ndryshe “të ecë me këmbët e veta”. Ndërkaq artikulli thekson se USAID do të vijojë me ndihmën për Shqipërinë, ku do të vazhdojë të mbështesë programet rajonale dhe luftën kundër korrupsionit.

“Pas 28 vitesh partneritet me USAID, programet dypalëshe USAID / Albania do të përfundojnë në Mars 2021, pasi Shqipëria është në rrugën e saj për të arritur vetëbesimin. Sidoqoftë, USAID planifikon të nisë një iniciativë shumë milionëshe, Akademia e Transparencës SHBA-Shqipëri, në vjeshtën e vitit 2020, për të vazhduar luftën kundër korrupsionit.

USAID gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë programet rajonale të energjisë në Ballkan dhe të promovojë investime më të mëdha të qeverisë dhe sektorit privat për të nxitur rritje të qëndrueshme dhe për të nxitur integrimin më të thellë Euro-Atlantik”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In