• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bllokohen makinat e blinduara të ‘të fortëve’, kush janë 17 emrat që kanë rënë në “rrjetën” e OFL

08/02/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Bllokohen makinat e blinduara të ‘të fortëve’, kush janë 17 emrat që kanë rënë në “rrjetën” e OFL
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa kanë kaluar 5 ditë nga operacioni forca e ligjit, ndërsa rezultatet e para janë disa prona të sekuestruara dhe shkresa të dërguara për deklarim pasurie në adresat e emrave të njohur të cilët dyshohen për aktivitetet e tyre kriminale.

Biznesi i parë i cili u vu nën sekuestro ishte Kompleksi Golden në Shijak, si dhe një karburant në pronësi të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim nga policia lidhur me rrëmbimin e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

I njëjti operacion u shtri edhe në veri të vendit në Shkodër, ku u sekuestruan vila, banesa ,automjete si dhe sipërfaqe tokash dhe trojesh të 7 anëtarëve të grupit Dukagjini, të dyshuar për rrëmbimin e biznesmenit nga Rrësheni. Në të njëjtën ditë, e njëjta strukturë dërgoi kërkesat për deklarimin e burimeve të pasurisë Lulzim Berishës i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Krimeve të Rënda dhe Ardian Çapjas i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale.

Operacioni forca e ligjit bllokoi automjetet e blinduar Landi Muharremit personi i cili ishte në automjetin e me prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, ku ndaj tyre u krye një atentat dhe Durim Bamit, i dënuar për veprën penale vjedhje me arme.

Makinat iu sekuestrua edhe Saimir Taullaut për OFL një ndër personat e njohur të botës së krimit në Lushnje dhe Dashamir Gjokës i dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore në Itali. Këtyre dy subjekteve bashkë me Emiljano Hysenaj dhe kushëririn e tij Edlir Hysenaj OFL iu kerkua edhe deklarimi i pasurise.

Rrjetës së forcës së ligjit nuk i shpëtuan as emrat si Plarent Dervishi i hetuar në Gjermani për trafikim të qënieve njerëzore dhe dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për 5 vrasje, dënim për të cilin Krimet e Renda i dhanë pafajësinë si dhe Suel Çela një nga personat i cili fillimisht u akuzua për vrasjen e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë lidhur me ngjarjen e ndodhur në shtator të 2017 në Elbasan pranë tregut agroushqimor.

Emri i fundit i cili iu dërgua shkresa për deklarimin e pasurisë nga OFL është Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe me nofkën Ben Qimja, me banim në Fier. Sipas policisë, ai rezulton nën hetim në Itali, për veprën penale, Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Arben Isufaj, ka arritur të mbyllë disa procese gjyqësore, me disa beteja të gjata prokurori-gjykatë./tch

Share244Tweet152


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In