• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Beteja për drejtësinë, EURALIUS-USAID prishin planet Meta-Ruçi, rekomandime më vete për KLGJ mbi Gjykatën e Lartë, ja dokumenti

02/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Beteja për drejtësinë, EURALIUS-USAID prishin planet Meta-Ruçi, rekomandime më vete për KLGJ mbi Gjykatën e Lartë, ja dokumenti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politika dhe ndërkombëtarët duket se po zhvillojnë një betejë të fortë në prapaskenë për drejtësinë e re. Gazeta e ka theksuar disa herë se përmes manovrave po tentohet të kapen Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.

Pas rekomandimeve që dha Komisioni i Venecias pati një takim mes presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, gjë që solli një sërë reagimesh dhe madje ata i dërguan nga një shkresë KED. Ndërkohë, vetë Ruçi në sallën e Parlamenti kritikoi KLGJ mbi garën në Gjykatën e Lartë.

Po ashtu Kuvendi përgatiti dhe një rezolutë. Nga ana tjetër Presidenti pak kohë më parë i dërgoi po një letër KLGJ ku kërkonte informacione mbi Gjykatën e Lartë. Mirëpo në mes kanë hyrë ndërkombëtarët. Misionet EURALIUS dhe USAID kanë hartuar një plan konkret sesi duhet të vijojë KLGJ me hapjen e vakancave.

Gazeta ka siguruar procesverbalin e datës 09.07.2020 të mbledhjes së KLGJ, ku jepen detaje. “Hapat e mëposhtme mund të merren në konsideratë me prioritet: Së pari, përfundimin e procesit të emërimit të gjyqtarit të katërt, nga radhët e jomagjistratëve, me shpejtësi duke marrë hapa për t’i adresuar menjëherë të gjithë pengesat dhe projektet janë të gatshëm të vijnë në ndihmë për këtë çështje;

Së dyti, përcaktimi i një afati të arsyeshëm brenda të cilit do të përfundojnë procedurat e ngritjes në detyrë për gjashtë pozicionet tashmë të nisura, pozicionet në fushën e së drejtës civile dhe asaj administrative, dhe të publikohet afati i parashikuar;

Së treti, hapja pa vonesë e pozicioneve të nevojshme në fushën e së drejtës penale brenda afateve të shpejta por ama të arsyeshme kohore, që të lejohet sa më shpejt ngritja e kolegjeve të posaçme;

Së katërti, përcaktimi i fushave të së drejtës (penale, civile ose administrative) për pozicionet e mbetura dhe shpallja e tyre në mënyrë të tillë që KLGJ-ja të mund të kryejë me ritme të shpejta procesin e rekrutimit dhe të përzgjedhjes”, janë disa prej rekomandimeve të SHBA-BE.

Organizmi i gjykatës

Misionet e SHBA dhe BE kanë thënë se problemi me Gjykatën e Lartë nuk qëndron vetëm te mungesa e gjyqtarëve. Sipas tyre, ka nevojë dhe për lëvizje të tjera. “Lidhur me këtë, duhet të marrim në konsideratë, me prioritet, këto hapa: Së pari, siguroni që të ekzistojnë të gjithë aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë caktimin e menjëhershëm të këshilltarëve ligjorë që diplomohen në Shkollën e Magjistraturës;

Së dyti, hapni procedurat e komandimit për ndihmësmagjistratë; Së treti, miratoni rregulloren e brendshme standard të kërkuar për Gjykatën e Lartë, në mënyrë që kjo gjykatë të mund të miratojë rregullat e saj dhe më të detajuara siç

e parashikon ligji; Së katërti, miratoni pa vonesë aktet nënligjore të kërkuara, që lejojnë njoftimin

për hapjen e vendeve për stafin administrativ; Së pesti, garantoni burimet e mjaftueshme financiare për 2020-ën, që e lejojnë Gjykatën e Lartë të punësojë dhe të plotësojë të gjithë vendet e lira në administratën e gjykatës”, thuhet në rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Më tej USAID dhe EURALIUS janë shprehur se është shumë e rëndësishme që të dy proceset, pra caktimi, ngritja në detyrë e gjyqtarëve dhe ngritja e strukturave mbështetëse administrative, të kryhen në të njëjtën kohë, për të garantuar mekanizma të mjaftueshëm mbështetës për numrin përkatës të gjyqtarëve në çdo fazë./KLITI TOPALLI

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In