• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kalamajtë” e politikës që i bënë gjëmën Shqipërisë dhe apeli i ish ministrit të LSI

27/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
“Kalamajtë” e politikës që i bënë gjëmën Shqipërisë dhe apeli i ish ministrit të LSI
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politika shqiptare ka kohë që i është drejtuar moshës shumë të re për të shtuar radhët dhe për të vitalizuar lëvizjet respektive partiake e kauzat për secilën forcë politike.

Të rinjtë janë më të gatshëm për të përkrahur kauza, për të bërë protesta dhe mbi të gjitha janë të bindur ndaj kastës udhëheqëse për të “vrarë” politikisht dhe kundërshtarët.

Jo më kot mosha e kryerjes së shërbimit ushtarak u ul në 18 vjeç në të gjithë botën, pasi kjo moshë të vret pastaj të thotë ndal!

Aq më tepër kur ju jep një post politik, shtetëror apo një mandat deputeti, këta të rinj janë të gatshëm të bëjnë dhe kamikazin, nëse ua thotë kryetari apo lidershipi i partisë.

Por përzgjedhja e të rinjve për të bërë deputetin, zyrtarin e lartë apo dhe lidershipin partiak, në Shqipëri është bërë së prapthi.

Të diktuar nga nevojat politike të momentit, në funksion të dukjes si parti e rinovuar në sytë e shqiptarëve dhe partnerë tanë ndërkombëtarë, por dhe të luftës për pushtet brenda llojit, krerët e partive politike nuk i kanë parë nga “koka” por nga “dhëmbët” të rinjtë e rekrutuar dhe përfshirë në lidershipin partiak. Pra, thjeshtë dhe vetëm për faktin se janë të rinj në moshë.

“Frytet” e hidhura të këtij katapultimi politik i kemi shijuar në këtë tranzicion të tejzagjatur dhe po i “shijojmë” dhe tani, teksa shohim se ky kontigjent i rekrutuar politik është bërë si repart ushtarak që zbaton vetëm urdhërat e eprorëve. Madje i imitojnë zë më zë.

“Mëkatari” i parë që i la peshqesh shqiptarëve politikanë që punën e parë që kanë firmosur ka qënë deputetllëku dhe më pas kanë provuar tërë postet e mundshme të larta në këtë vend ka qënë ish kreu socialist dhe ish kryeministri Fatos Nano.

I frustuar nga fakti që PS lindi nga shkrirja e PPSH dhe për pasojë kishte njollën e komunizmit mbi supe, për pasojë dhe gjithë trashëgiminë e këtij regjimi që ish komunisti Sali Berisha, asokohe kreu i opozitës dhe më pas kryetar shteti nuk përtonte t’ia përsëriste publikisht, Fatos Nano mendoi të “luante” politikisht me të rinjtë.

Forcoi organizatën rinore FRESSH, të drejtuar nga Pandeli Majko në fillim dhe më pas nga Ilir Meta. Madje Metën e bëri dhe nënkryetar të PS dhe sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare të PS. Pa harruar faktin se Ilir Meta ishte dhe deputeti më i ri në Kuvend më 1992.

Me lëvizjet politike, herë duke e sulmuar dhe herë duke e afruar, Nano forcoi politikisht Ilir Metën, duke i vënë përballë Pandeli Majkon dhe duke luajtur politikisht me dy të rinjtë e PS.

Rrethanat politike e sollën që Fatos Nano, në përpjekje për të mos u lënë partinë e qeverisjen në dorë “ustallarëve” të pjekur politikë të PS, i dorëzoi qeverinë Pandeli Majkos në vitin 1998 pas grushtit të dështuar të shtetit nga Berisha, dhe vetëm një vit më vonë Ilir Metës.

Ishin tepër të rinj për të marrë në dorë frenat e qeverisë në ato kohë të vështira, që kishin nevojë për pjekuri politike dhe jo për huliganizëm politik.

Ishin dhe “kothere” nga pasuria si Majko ashtu dhe Meta! Dhurimi i një pushteti kaq të madh për ta që ofronte pasurim të shpejtë, ishte vërtetë një tundim i madh në një shtet pa ligje dhe traditë politike si Shqipëria, nga i cili nuk shpëton askush. As Pandi me Ilirin. Ishin shumë të rinj, dhe ëndrra e çdo të riu janë lekët dhe të mirat e tjera!

Në moshën e Pandeli Majkos dhe Ilir Metës që u bënë kryeministra, kryeministri aktual britanik Boris Johnson ishte një gazetar që kishte dëshirë të tallej me të gjithë, të shtrembëronte dhe të ndryshonte deklaratat dhe të jepte lajme të rreme, të mos merrej serizisht dhe të pushohej disa herë nga puna. Pra ishte një huligan mediatik, derisa në moshën e mesme kur arriti të kapte lidershipin e konservatorëve britanikë.

Po ashtu ish presidenti amerikan Xhorxh Bush i riu në moshën e Pandit dhe Ilirit, të cilët nuk e fituan postin e kryeministrit por e morën dhuratë nga Nano, ishte duke mbledhur flutura për koleksionistët e famshëm në Lindjen e Largme.

Akoma më më afër Shqipërisë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç në këtë moshë ka drejtuar tifozët huliganë të ekipit të futbollit të vendlindjes së tij. Nuk po hyjmë më tej në shembuj.

Por ato që janë evidentuar vit pas viti, kanë qënë akuzat ndaj Ilir Metës për korrupsion me tenderat, për vjedhjen e floririt në Krrabë, për vjedhjen e votave apo lidhje me botën e nëndheshme të krimit.

Janë akuza të ish kryeministrit Sali Berisha të bëra vit pas viti ndaj Ilir Metës. Duke arritur deri aty sa ta akuzojnë dhe për vrasje me pagesë. Por dhe për abuzim me detyrën si në rastin e bllokut të famshëm dhe 700 mijë eurove ryshfet të dalë nga video-përgjimi i ish deputetit të LSI Dritan Prifti.

Që solli 21 janarin 2011 dhe vrasjen e 4 demonstruesve të opozitës në mes të bulevardit nga Garda e Repulikës nën komandën e Bashës dhe Berishës. Por Meta akuzohet dhe për pasuritë e pamata, që nga Gjiri i Lalzit e më tej. Nuk është se ka pasur hetim, ndaj themi vetëm akuzohet!

Por kështu dhe Pandeli Majko, të vetmen gjurmë që ka lënë në politike, ka qënë kur ishte kryeministër në kohën e luftës së Kosovës. Nga papjekuria ndoshta deklaroi se është gati të presë mbi 1 milionë të dëbuar shqiptarë të Kosovës, pavarësisht se shteti shqiptar ishte përtokë.

Por qëlloi me fat, se shqiptarët morën përsipër përballimin e kësaj krize të rëndë dhe i strehuan të dëbuarit me forcë nga regjimi serb nëpër shtëpitë e tyre.

Shpresojmë që Pandi të mos nxehet dhe të qëndrojë i qetë në vilën luksoze të tij në bregdet! Madje të kalojë lehtë dhe akuzat e Berishës ndaj tij për humbjen e miliona eurove nëpër bankat ofshore nga krizat apo “skrapin” dhe “tullat”!

Gjurmët e “kalamajve” të Fatos Nanos në politikë janë ndjerë tërë këto vite dhe kanë kontribuar mjaft në zgjatjen e këtij tranzicioni në Shqipëri, pasi kanë nisur të shumëfishojnë veten në partitë që tashmë drejtojnë.

Ndërsa Sali Berisha në qeverisjen e dytë të PD i ra shkurt: U la dorë të lirë ministrave të promovonin sipas dëshirës në nivelet mesatare të qeverisjes apo partisë të të preferuarve të tyre, duke filluar nga Çiljeta Xhilaga e përfunduar te Greta Koçi, ndërsa vetë gjithçka e kaloi përmes kalamajve biologjikë të tij, Argita dhe Shkëlzeni.

Nuk është nevoja të përmenden bëmat e tyre, pasi mediat shqiptare i kanë nxjerrë deri në detaje deri tani vonë, por mund të themi se ata janë në rivalitet për pasuri e në aleancë me “kalamajtë” politikë të Fatos Nanos.

Ndërsa në kushtet aktuale, përfshirja e “kalamajve” në lidershipin e partisë është bërë evidente. Kemi marrë shkas për këto radhë nga një shqetësim i ngritur prej ish ministrit të Drejtësisë së LSI, Ylli Manjani. I cili shpreh dhimbjen dhe indinjatën për largimin e potencialeve nga partitë politikë dhe mbetjen aty të analfabetëve politikë.

Manjani me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se është devijim i rëndë kur të rinj që shkojnë në universitet për t’u arsimuar dhe përfundojnë në politikë.

Sipas tij ky model shton analfabetizmin funksional në politikë dhe si pasojë rinia zgjedh të largohet.

“Është devijim i rëndë kur të rinj që shkojnë në universitet për t’u arsimuar dhe përfundojnë në politikë.

Modeli që ndërpret shkollën për t’u bërë deputet apo anëtar partie është dështim, si për rininë ashtu edhe për politikën. Ky model shton analfabetizmin funksional në politikë.

Shoqëria humb burime njerëzore profesionistësh. Familjet humbin investimet e tyre për të ardhmën e fëmijëve. Sistemi edukativ përmbyset i gjithi.

Rinia demotivohet dhe në kushtet e përhapjes së analfabetizmi dhe antivlerave, largohet nga vendi! Zgjidhje ka, pa dyshim. Po si fillim duhet departizimi i rinisë”, shkruan Manjani.

Shqetësimi i Manjanit me sa duket e ka zanafillën nga zhvillimet brenda LSI së drejtuar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Ku profesorët dhe kontributorët janë zëvendësuar me studentët e tyre në strukturat dhe forumet drejtuese të partisë.

Në lidershipin e kësaj partie janë adoleshentë të tillë, si Kejdi Mehmetaj e Floida Kërpaqi, pa përmendur Braimllarin apo Xhixhën që janë më të “vjetër” e janë bërë nënkryetarë, janë te të 30-tat.

Ata jo vetëm që u bënë deputete duke qënë studente, akoma vijojnë të jenë të tilla, por dhe janë ngjitur në hierarkinë drejtuese të LSI. Madje mbrojnë dhe kauzat e LSI për arsimin!

Sipas Manjanit, ky është një model shumë i keq që po jepet për rininë, duke krijuar bindjen se për të ecur para në jetë duhet të bësh kamikazin në një parti politike, të ngjitesh pas një kryetari partie për të bërë karrierë, duke lënë madje në mes dhe shkollën.

Një model negativ që po krijohet tek rinia, ku ata që kanë mësuar dhe kanë rezultate të larta, janë vartës të atyre që kanë qënë dhe janë “tapë topi”, por që janë treguar të shkathët për të përfituar nga miqësitë, paratë e prindërve apo shërbimet ndaj lidershipit të partisë.

Janë modele që kanë marrë më qafë Shqipërinë dhe i kanë bërë gjëmën ndër vite këto të “kalamajve” politikë që kanë zënë postet kryesore në lidershipin e sotëm politik. Tashmë profesorët janë një specie në zhdukje.

Ndërkohë që analfabetizmi ka pushtuar politikën, shikoni Kuvendin si shembullin më të keq të degjenerimit politik, truri i kombit po largohet nga Shqipëria hap pas hapi.

Pikërisht për vetë faktin se ky model po i nxjerr ata jashtë loje. Eshtë kohë e vështirë për “peshkopët” dhe ata që kanë mësuar gjithnjë, pasi tërë jetën do bëjnë specialistin në institucionet shtetërore, por do të kenë drejtorë ata që kanë qënë të fundit e klasës.

Ka ardhur koha e korigjimit të gabimeve të deritanishme, ndryshe problemet do të vazhdojnë të gjunjëzojnë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe më tej ndër vite. Dhe do jetë e vështirë të gjendet një profesionist për të bërë një punë, përtej llafologjisë./M. Nikaj

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In