• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nikoll Lesi: Për fat kemi Ilir Metën aty/ Atë që Turqia po ia merr me forcë Greqisë, po ia jep Rama

27/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Këshilltari Metës, Lehsi këshillon nga “qymezi” dhe Veliajn: Nuk është Meta armiku yt, po Rama. Ki kujdes se do rikthejë Saimir Tahirin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nikoll Lesi flet për tradhti kombëtar nga Edi Rama.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama do i jap Greqisë, atë që Turqia po ia merr me zor.

Për fat, thotë Lesi, kemi Ilir Metën, që do e ndalojë këtë tradhti të lartë kombëtare.

“Ndërkohë që Turqia po ia merr me forcë Greqisë një pjesë të detit e cila është zonë ekonomike, e sipas Presidentit Erdogan mbetet një prej zbulimeve më të mëdha të Turqisë me gaz; nga ana tjetër në kufi me Shqipërinë, Athina zyrtare po insiston të marrë det shqiptar. Mundet edhe si këmbim të asaj që po i merr Turqia me anije luftarake!

Pra dyshimi mbetet se atë që Turqia po ia merr me forcën e anijeve luftarake, Greqisë, po ia jep si kompensim Rama, Athinës. Por nga deti shqiptar!

Gjatë dy javëve të fundit autoritetet më të larta të shtetit grek, kryeministri dhe ministri i Jashtëm kanë përsëritur disa herë se në marrëveshjen me Shqipërinë, Greqia do të marrë 12 milje hapësirë detare. Në qëndrimet e kryeministrit Kiriako Micotakis dhe ministrit të Jashtëm Nikos Denidas flitet me një siguri të tillë për këtë zgjerim të hapësirës detare sa të krijohet ideja që ose marrëveshja është pranuar nga Edi Rama ose do të pranohet direkt në takimin e parë që do të ketë mes dy vendeve për këtë çështje.

Pra pazari është bërë në fshehtësi mes Edi Ramës dhe palës greke. Nëse rezulton kështu, atëhere kjo është tradhti kombëtare.

Ndërkohë mësohet se Qeveria e Greqisë ka dërguar në Parlament dhe një projektligj për këtë çështje ku synimet greke për hapësira detare sanksionohen për Shqipërinë, Italinë, Egjiptin dhe vendet e tjera. Zgjerimi me 12 milje njihet si e drejtë e shteteve nga konventat ndërkombëtare, por problemi është se si është respektuar kjo e drejtë në rastin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë? Greqia lë të kuptohet se ka fituar det, ndërsa në Tiranë qeveria jonë nuk flet fare, por merret me zgjedhjet në Mal të Zi!

Zërat e ekspertëve të pavarur flasin për negocimin e një marrëveshje që duket edhe më keqe sesa ajo që u nënshkrua nga qeveria “Berisha”.

Dokumentet e marrëveshjes apo draft-marrëveshjes së re ende nuk kanë dalë në dritë dhe deri tani nuk mund të flasim për fitore të palës tonë apo për marrëveshje të drejtë.

Ajo që ka më shumë rëndësi është që në përfundim të këtij procesi të mos flasim për tradhti kombëtare.

Do të ishte pafalshme dhe akti më anti-shqiptar që mund të bënte një qeveri, nëse në marrëveshjen e dytë humbasim edhe ato që kishim në marrëveshjen e parë, e cila gjithsesi ishte e keqe.

Vetëm Edi Rama e di se çka ndërmend të bëjë me detin shqiptar.

E megjithatë shpresa mbetet kryetari i shtetit shqiptar, Ilir Meta.

Ai ka deklaruar se nuk firmos asnjë marrëveshje në dëm të shtetit dhe popullit shqiptar”, shkruan ai në gazetën e vet.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In