• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ardian Dvorani rrëzon planet e Ilir Metës: Nuk largohem nga KED! Presidenti krijoi konfuzion mbi mandatin tim, ligji më jep të drejtë të jem anëtar

22/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ardian Dvorani rrëzon planet e Ilir Metës: Nuk largohem nga KED! Presidenti krijoi konfuzion mbi mandatin tim, ligji më jep të drejtë të jem anëtar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka rrëzuar planet e presidentit Ilir Meta. Pak kohë më parë, presidenti Meta kërkoi largimin e Dvoranit jo vetëm nga Gjykata e Lartë dhe drejtimi i KED, por edhe nga gjithë sistemi i drejtësisë.

Por ditën e djeshme Ardian Dvorani ka kërkuar që të ribashkohet në trupën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nëpërmjet një letre drejtuar Vitore Tushës, pasueses së tij në drejtimin e këtij institucioni, Dvorani kërkon që mandatin ta ushtrojë deri në fund të vitit 2020, kur edhe përfundon.

Kështu në kërkesën e tij Dvorani thekson se kalimi nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës, nuk përbën pengesë për ushtrimin e detyrës së anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke shtuar se kjo trupë është kolegjiale.

Pra, përbërja e saj vjen nga disa hallka të gjyqësorit, ku përfshihen edhe gjykatat e Apelit. Kësisoj, sipas gjyqtarit Dvorani, mandati i anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk mund të ndërpritet, por duhet të vijojë deri në fund të vitit 2020.

“Nisur nga kuptimi dhe interpretimi i sipër trajtuar të dispozitave kushtetuese dhe ligjore të zbatueshme, kam vlerësimin se rrethana e krijuar e mosushtrimit të mëtejshëm të funksionit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe vijimi prej datës 30.07.2020 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, nuk e ndërpret të drejtën dhe detyrimin tim kushtetues dhe ligjor për të qenë në përbërje të KED të caktuar për të ushtruar veprimtarinë gjatë vitit kalendarik 2020.

Nga ana tjetër, në lidhje me raste dhe situata të tilla, është evidente se jemi edhe përpara mungesës së plotë të rregullimeve konkrete dhe të shprehura në Kushtetutë dhe në ligj, për sa i përket çështjes se cilat duhet të jenë sjellja dhe veprimet që duhet të kryejë anëtari i KED, cilat duhet të jenë veprimet dhe kompetenca e mbledhjes së KED etj”, thuhet në letrën e Dvoranit drejtuar Vitore Tushës.

Ligji më jep të drejtë të jem anëtar

Ardian Dvorani kërkon gjithashtu që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të marrë në konsideratë këtë çështje dhe të dalë me një vendimmarrje. Sipas zotit Dvorani ligji i jep të drejtë që të jetë anëtar i KED. “Kërkoj mirëkuptimin e anëtarëve të Këshillit për mospjesëmarrjen në mbledhjen e datës 21.08.2020.

Ndërsa po u përcjell me shkrim qëndrimin tim bazuar në kuptimin dhe interpretimin e Kushtetutës dhe të ligjit për rastin dhe rrethanat e krijuara, gjithashtu e konsideroj të papërshtatshme qenien të pranishëm në këtë mbledhje të Këshillit, deri në diskutimin dhe vendimmarrjen e domosdoshme të Këshillit për çështjen e vijueshmërisë ose jo të ushtrimit të detyrës sime si anëtar i KED në mbledhjet dhe veprimtaritë e ardhshme të tij”, thuhet në letrën e Dvoranit.

Konfuzioni i Metës mbi mandatin e Dvoranit

Më tej, Dvorani argumenton në letrën drejtuar Vitore Tushës se ishte presidenti Ilir Meta, ai i cili krijoi konfuzion mbi mandatin e tij, por edhe koha relativisht e gjatë e KLGJ që mori një vendim mbi të drejtën e ushtrimit të tij.

Sipas Dvoranit, pas të gjitha konfuzioneve të krijuara tashmë është e qartë që ai nuk ushtron më funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë, por ka pranuar të jetë pjesë e Gjykatës Administrative të Apelit.

“Ndërkohë, për shkak të zhvillimeve të ndodhura në muajt e fundit, pas një periudhe paqartësie dhe pasigurie mbi pozicionin dhe funksionin tim gjyqësor të krijuara nga nisma e Presidentit të Republikës dhe koha e gjatë e konsumuar nga KLGJ për të vendosur, tashmë nuk ushtroj më funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, por funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit”, thuhet në letrën e Dvoranit.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In