• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rama intervistë për “BILD”: Nuk ka një korona ballkanike, as m.afie, tërmete, e sëmundje ballkanike! Gjermanëve u them të kujtojnë Franz Josef Strauss

19/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Rama intervistë për “BILD”: Nuk ka një korona ballkanike, as m.afie, tërmete, e sëmundje ballkanike! Gjermanëve u them të kujtojnë Franz Josef Strauss
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BILD

Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipëria flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe si vendi i tij po lufton koronavirusin

Zoti kryeministër, është vendi juaj fajësohet pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?

Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian dhe tekefundit shifrat flasin vetë. Kjo s’ka të bëjë me numrat e lartë apo me numrat që për këdo janë një kërcënim. Kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë kjo s’me duket se shkon. Dua të them që ka shumë lojëra me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparentë në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.

Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?

Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të aritmetikes së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa u përket numrave, që të ishim në gjendje të ndikonim tek një vend i madh si Gjermania apo si rajon, të ndikonim në vende të mëdha si Franca apo vende të tjera në Europë. Le te themi që kjo është më tepër politikë sesa realitet.

Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?

Sepse ka BE dhe jo BE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje, që në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së ndaj joBE-së. Sidoqofte, pertej numrave, ka sigurisht edhe arsye të mira për këtë dhe ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Jo rastësisht, Gjermania është më mirë se të gjithë, pasi e trajton Covid me një qasje mjeshtërore.

A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh e gjithe kjo. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur lojen e gabuar, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pikepyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin lirisht nga Kina jashte saj? Këto janë pyetje që nuk duhet të cojne ne teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një analizë shumë te plotë. Dhe nëse përfundimi është se gjërat luhen në mënyrë te gabuar, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?

Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto njollat dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që sna vjen mire, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?

Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për vendin atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të hapej një rrugë bashkepunimi midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet të zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar, ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In