• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas presionit të ndërkombëtarëve, zbardhet lista me 17 kandidatët për në Gjykatën e Lartë

05/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pasoja e parë e kapjes së KLGJ nga Ilir Meta
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas presionit të ndërkombëtarëve, pro edhe të Kuvendit, Këshilli i Lartë Gjyqësor duket se po fut në shina Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë u shpartallua nga vetingu, duke bërë që të konfirmohen vetëm 2 gjyqtarë (Medi Bici dhe Ardian Dvorani), ndërsa pjesa tjetër u shkarkuan. KLGJ ka emëruar tashmë 3 anëtarë nga jashtë drejtësisë dhe kjo gjykatë ka momentalisht vetëm 3 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë në total.

Por nëse vihet re, kohët e fundit janë shtuar dhe reagime brenda e jashtë vendit duke rritur presionet që të bëhet sa më shpejt funksionale Gjykata e Lartë, e cila ka me mijëra çështje në pritje. KLGJ ka bërë 7 shpallje për vende vakte në këtë gjykatë nga brenda sistemi të drejtësisë për fushën e të drejtës penale, atë administrative dhe atë civile. Dje KLGJ ka mbyllur procesin e kandidimit pasi kanë skaduar afatet e vëna dhe gazeta ka siguruar listën e plotë të emrave që kanë shfaqur interes.

Për pozicionin në fushën e të drejtës administrative të shpallur në datën 26.02.2020 kanë shfaqur interes: Arbena Ahmeti – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; Artur Kalaja – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë; Asim Vokshi – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë; Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Elona Toro – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Tiranë; Klodiana Veizi – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës; një emër tjetër është Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Por KLGJ në dokumentin e saj është shprehur se e ka skualifikuar nga gara dhe çështja tani është në proces gjyqësor. Ajo që bie në sy është se në total janë rreth 17 emra që kandidojnë për të shtata shpalljet. Pjesa dërrmuese kanë hedhur kandidaturën në të gjitha shpalljet.

Kandidimet

Nëse i marrim me radhë, zonja Arbena Ahmeti ka shfaqur interes në të dyja shpalljet për pozicionin në fushën e së drejtës administrative. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me 6 emrat e tjerë. Ajo që bie në sy është se një pjesë e këtyre emrave kanë shfaqur interes dhe te pozicioni i të drejtës civile. Ndërkohë emrat e rinj në këtë pozicion janë: Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Alma Hicka – gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Etleva Temo – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Korçë; Klodiana Gjyzari – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Marjana Shegani – gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Por i njëjti trend vijon edhe te emrat që kanë shfaqur interes për 4 shpalljet e të drejtës penale. Nga emrat e mësipërm që ka shfaqur interes bie në sy emri i zonjës Albana Boksi. Po ashtu janë Klodian Kurushi, Dhimitër Lara apo Saida Dollani. Ndërsa emra të rinj janë: Iliriana Olldashi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Nertina Kosova – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Sokol Binaj – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Sandër Simoni – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pra duket se kemi një situatë të ngjashme me atë të Gjykatës Kushtetuese dhe për shkak të saj sot kjo gjykatë është në kolaps. Të njëjtët individë kandidojnë për të gjitha vendet vakante duke krijuar komplikacione për përzgjedhjen e emrave finalë. KLGJ ka bërë me dije se disa nga kandidatët si më sipër, të cilët kanë kandiduar në më shumë se tre pozicione të lira në proces, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë ose dhe në gjykatat e Apelit, do të njoftohen individualisht për të përcaktuar tre pozicionet për të cilët do të vijojnë kandidimin.

Ja kandidatët për në Gjykatën e Lartë

I. Për pozicionin në fushën e të drejtës administrative të shpallur me vendimin nr.84, datë 26.02.2020

1) Arbena Ahmeti – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;

2) Z. Artur Kalaja – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë;

3) Z. Asim Vokshi – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë;

4) Z. Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin

dhe Krimin e Organizuar;

5) Znj. Elona Toro – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Tiranë;

6) Znj. Klodiana Veizi – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;

7) Znj. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (Skualifikuar, çështja në gjykatë)

II. Për pozicionin në fushën e të drejtës administrative të shpallur me Vendimin nr.245, datë 09.07.2020

1) Znj. Arbena Ahmeti – gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë

Tiranë;

2) Z. Artur Kalaja – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë;

3) Z. Asim Vokshi – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë;

4) Z. Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

5) Znj. Elona Toro – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Tiranë;

6) Z. Gentian Medja – gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;

III. Për pozicionin në fushën e të drejtës civile të shpallur me Vendimin nr.87, datë 26.02.2020

1) Znj. Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2) Z. Artur Kalaja – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë;

3) Znj. Alma Hicka – gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë;

4) Z. Asim Vokshi – gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë;

5) Z Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

6) Znj. Elona Toro – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Tiranë;

7) Znj. Etleva Temo – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Korçë;

8) Znj. Klodiana Gjyzari – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë;

9) Z. Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

10) Znj. Marjana Shegani – gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë;

11) Znj. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

IV. Për pozicionin në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020

1) Znj. Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2) Z Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

3) Znj. Iliriana Olldashi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

4) Z. Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

5) Znj. Nertina Kosova – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

6) Z. Sokol Binaj – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

7) Znj. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

8) Z. Sandër Simoni – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

V. Për pozicionin në fushën e të drejtës penale të shpallur me Vendimin nr.242, datë 09.07.2020, lista e kandidatëve është:

1) Znj. Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2) Z Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

3) Znj. Iliriana Olldashi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

4) Z. Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

5) Znj. Nertina Kosova – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

6) Z. Sokol Binaj – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

7) Znj. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

8) Z. Sandër Simoni – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

VI. Për pozicionin në fushën e të drejtës penale të shpallur me Vendimin nr.243, datë 09.07.2020:

1) Znj. Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2) Z Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

3) Znj. Etleva Temo – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Korçë;

4) Znj. Iliriana Olldashi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

5) Znj. Klodiana Gjyzari – gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë;

6) Z. Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

7) Znj. Nertina Kosova – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

8) Z. Sokol Binaj – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

9) Znj. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

10) Z. Sandër Simoni – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

VII. Për pozicionin në fushën e të drejtës penale me Vendimin nr.244, datë 09.07.2020

1) Znj. Albana Boksi – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2) Z Dhimitër Lara – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

3) Z. Klodian Kurushi – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

4) Znj. Nertina Kosova – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

5) Znj. Saida Dollani – gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

6) Z. Sandër Simoni – gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In