• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas amnistisë, bllokohet paketa anti-KÇK, ngrijnë ligjet për përgjimet nga policia dhe kodet..

04/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Në shenjë mirënjohje, Kuvendi bën gjestin madhështor për infermierët në vijën e parë të luftës me COVID-in
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Amnistia fiskale nuk ishte ligji i vetëm që u shty për miratim në vjeshtë. Ky sesion parlamentar u mbyll pa kaluar edhe një sërë ligjesh të tjera, të cilat kanë hasur debat gjatë diskutimeve në komisione. Kështu, paketa e ashtuquajtur anti-KÇK, duke filluar që nga përgjimet e policisë pa vendim gjykate e deri te ndryshimet në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale janë bllokuar dhe pritet që të miratohet në një moment tjetër.

Projektligji “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar”, ku qeveria mori nismën që t’u jepet e drejta uniformave blu për të kryer përgjime për individë të caktuar, pa marrë më parë vendim nga gjykata apo prokuroria u shty pas një sërë debatesh të shkaktuara. Për këto përgjime, qeveria kishte parashikuar edhe një ngritje të një komiteti, i cili do të drejtohej nga ministri i Brendshëm dhe në përbërje të tij do të kishte ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK, drejtorin e SHISH, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave.

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, ishin të shumtë zërat që e kundërshtuan këtë projektligj dhe duket se këto reagime negative kanë bërë që qeveria të tërhiqet dhe të reflektojë. Një tjetër projektligj që është bllokuar është edhe ai “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në vijim të paketës anti-KÇK, qeveria i jepte të drejtën policisë për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që janë vënë në rrugë kriminale. Sekuestrimi i tyre u bë objekt debati, nëse policia duhet t’i sekuestronte pronat me vendim të prerë gjykate apo jo.

Por tashmë diskutimet dhe miratimi i këtij projektligji ka mbetur pas vjeshtës. Ndërkohë që projektligji tjetër, pjesë e paketës anti-KÇK që nuk u miratua këtë sesion parlamentar është “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ky projektligj ka të bëjë me administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Qëllimi i këtij projektligji ishte të administronin të gjitha pasuritë e sekuestruara të grupeve kriminale dhe të ardhurat të shkonin në buxhetin e shtetit. Por edhe ky projektligj i paketës anti-KÇK u kundërshtua, çka solli që qeveria të reflektojë dhe të mos e kalonte në këtë sesion parlamentar për miratim.

Dalja në pension e policëve

Por edhe projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës” është bllokuar. Ky ligj s’ka lidhje me paketën anti- KÇK, por ka si synim daljen në pension të punonjësve të policëve në moshën 55 vjeç, si dhe të kenë plotësuar vjetërsinë prej 30 vjetësh në strukturat e Policisë së Shtetit.

Sipas projektligjit, ata do të marrin një pagesë prej 50 për qind të rrogës mujore që kanë marrë gjatë kohës që ishin në detyrë. Në relacion theksohet se kjo nismë e re ligjore për të përmirësuar përfitimet aktuale të punonjësve të Policisë së Shtetit, do t’i motivonte ato në përmbushjen me sukses të misionit për rritjen e sigurisë në vend, si dhe do të plotësoheshin rekomandimet e misioneve të huaja në ndihmë të policisë, si PAMECA apo Programi ICITAP, të cilat kërkojnë rritjen e parametrave aktualë të trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i përafruar ato me standardet e policive të vendeve evropiane.

Nisur sa më sipër, projektligji i paraqitur për miratim është në harmoni të plotë me reformat e ndërmarra dhe prioritetet e përcaktuara nga qeveria. Megjithatë grupet e interesit e kanë kundërshtuar dhe mazhoranca duket se është tërhequr.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

Nostalgji për mikun e rrallë! Luftar Paja: Sa na mungon, o i madhi Kadri…

19/09/2025
31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In