• Kontakt
Monday, September 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas ngritjes së BKH, DASH zbardh planin: Ja si do shkohet te zyrtarët e korruptuar! Reforma s’ka kthim, do presim lidhjet e politikës në drejtësi

01/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pas ngritjes së BKH, DASH zbardh planin: Ja si do shkohet te zyrtarët e korruptuar! Reforma s’ka kthim, do presim lidhjet e politikës në drejtësi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reforma në drejtësi dhe veçanërisht institucionet anti-korrupsion do të vijojnë të jenë shumë të rëndësishme për amerikanët. Edhe pse politika po tenton që kjo reformë të mos ecë, jo vetëm ambasadorja Yuri Kim, por edhe vetë Departamenti i Shtetit është i vendosur që të mos lejojë asnjë plan kundër kësaj reformë.

Gazeta “SOT” ka siguruar planin e asistencës financiare të SHBA për vitin 2021 për Shqipërinë dhe një rëndësi e madhe i kushtohet reformës në drejtësi. SHBA do të japë rreth 1.3 milionë dollarë për organet e reja të drejtësisë. Tashmë që u zgjodh kryetarja e Byrosë së Hetimit, duket se amerikanët e kanë shumë të qartë planin e tyre për t’i shkuar deri në fund luftës ndaj korrupsionit, sidomos në nivele të larta. Po ashtu thuhet se politikës do i hiqen duart nga drejtësia.

“Programi do të përqendrohet në përmirësimin e efektivitetit të sektorit të drejtësisë penale dhe forcimin e sundimit të ligjit. Me këtë mbështetje, do të forcohen aftësitë e instalimit të shtetit ligjor, do të përmirësohet kapaciteti operacional i hetimeve policore, si dhe do të forcohet profesionalizmi i institucioneve për një reformë të qëndrueshme.

Programi do të rrisë profesionalizmin dhe pavarësinë politike të prokurorëve dhe gjyqtarëve përmes rritjes së mekanizmave të mbikëqyrjes. Ndihma do të vazhdojë të mbështesë reformën gjyqësore duke forcuar institucionet e krijuara rishtazi të sektorit të drejtësisë, duke përfshirë një njësi speciale të hetimit (SPAK),

Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndjekur dhe gjykuar me sukses çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në raportin e amerikanëve. Për ta rëndësi të madhe ka korrupsioni dhe sidomos ai në nivele të larta. Për këtë arsye theksohet se do të mbështeten autoritetet që lufta ndaj korrupsionit të shkojë në nivel politik.

“Programi do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve të shtetit ndaj qytetarëve dhe do të ulë nivelin e korrupsionit, si dhe do të ketë një fokus të veçantë ndaj të korruptuarve në nivel të lartë. Programet do të forcojnë rolin e shoqërisë civile në promovimin e reformave të sektorit të drejtësisë dhe përgjegjshmërisë së tyre. Të gjitha këto do të nxisin një qasje bashkëpunuese për reformën në drejtësi”, thuhet më tej në dokument.

Mbështetja amerikane

Në projektbuxhetin për vitin 2021 të amerikanëve, rreth 1.7 milionë do të jepen për të forcuar shtetin demokratik. Sipas raportit, këto para do të shkojnë për të forcuar drejtësinë, forcuar pavarësinë e mediave dhe mbështetur shoqërinë civile.

“Financimi do të shkojë për të mbështetur sektorin e drejtësisë, forcimin e masave kundër ekstremizmit të dhunshëm, forcimin e organizatave të shoqërisë civile dhe mediat, si dhe promovimin e transparencës për të luftuar korrupsionin endemik. Po ashtu fondet do të shkojnë për të luftuar ndikimin e huaj”, thuhet në raport. Një fond tjetër do të shkojë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Pra duket qartë se me reformën në drejtësi po afron një frymë e re në luftën ndaj korrupsionit dhe pse skepticizmi po rritet nga dita në ditë, ngritja e Byrosë së Hetimit duket se do të sjellë mjaft zhvillime. Tashmë FBI do të trajnojë gjithë personelin dhe ndikimi politik do jetë më i ulët sepse do të nis monitorimi i kontakteve telefonike të prokurorëve dhe gjyqtarëve. /Kliti Topalli

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Çerçiz Topulli” i Timo Fllokos, heroi që u kthye në njeri të gjallë

“Çerçiz Topulli” i Timo Fllokos, heroi që u kthye në njeri të gjallë

22/09/2025
11 vjet pa aktoren e pavdekshme gjakovare, “Artisten e Merituar” Besa Imami

11 vjet pa aktoren e pavdekshme gjakovare, “Artisten e Merituar” Besa Imami

22/09/2025
Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

Aktorja e mrekullueshme Liri Lushi feston ditëlindjen e 71-të

21/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In