• Kontakt
Monday, September 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Investimi fillon në shtator, i hapet rrugë kantierit të madh të energjisë diellore

31/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Investimi fillon në shtator, i hapet rrugë kantierit të madh të energjisë diellore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Ministrja Balluku nënshkroi marrëveshjen nga pala shqiptare teksa kryeministri Edi Rama bëri me dije se investimi 100 milion eurosh fillon nga muaji shtator.

Sipas Ramës jo vetëm i hapet rrugë një kantieri të madh të energjisë diellore, por edhe hidhet dritë mbi Shqipërinë në Francë, aty ku njihet për gjëra jo të mira por ky proces ishte shembull dhe model.

Rama vërejti edhe ‘shkeljen’ që iu bë sot ditës së Festës së Kurban Bajramit, por sipas kryeministrit marrëveshja e sotme është lajm i mirë për Shqipërinë, ekonominë dhe imazhin e saj.

”Është një ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë kjo e sotmja. Përfitoj nga rasti të uroj gëzuar Kurban Bajramin. Me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi. Por e kemi bërë sepse na është dukur e udhës që të mos u mohojmë miqve francezë për të qenë të pranishëm në nivelin më të lartë të kësaj kompanie.

Dhe të bindur që ky është lajm shumë i bukur për ekonominë, dhe për imazhin e vendit tonë pasi me firmosjen e marrëveshjes së sotme, në Shqipëri fillon një emër i madh dhe Voltalia do na ndihmojmë jo vetëm të diversifikojmë energjinë në Shqipëri duke përdorur diellin, por edhe të hedhim më shumë dritë mbi Shqipërinë në Francë, ku Shqipëria njihet pak dhe në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit të cilët ia kanë dëgjuar emrin, përgjithësisht jo për arsyet e duhura apo për ato që ne do të donim. Një nga asetet më të çmuara është që ka një pasuri të jashtëzakonshme në ujë dhe diell. Pikërisht mbi këtë pasuri mund të ngrihet dhe po ngrihet një sektor energjitik i fortë.

Falë këtij investimi të parë te dielli. Jo vetëm i bazuar ky sektor tek energjitë e rinovueshme por shton dhe energjinë diellore si potencial i madh që sapo nisim ta shfrytëzojmë. Këtu vlen të kujtohet fjala e Thomas Edison, që do të investoja të energjia diellore, dhe shpresoj përpara mos na mbarojë nafta dhe qymyri.”- tha Rama.


Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

22/09/2025
Në kujtim të “Artistit të Merituar” Leka Kruta aktorit vlonjat të 800 roleve

Në kujtim të “Artistit të Merituar” Leka Kruta aktorit vlonjat të 800 roleve

22/09/2025
Shuhet aktori dhe regjisori Enver Petrovci

Shuhet aktori dhe regjisori Enver Petrovci

22/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In