• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Gazetari më i pasur në Shqipëri, ku i gjeti pronat e pasurinë Blendi Fevziu?

26/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Gazetari më i pasur në Shqipëri, ku i gjeti pronat e pasurinë Blendi Fevziu?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Blendi Fevziu është një ndër gazetarët më të pasur në Shqipëri. Pavarësisht se ka më shumë se 20 vite në media me një ndër emisionet më të ndjekura në Shqipëri, pasuria e tij i ka rrënjet më të thella.

Blendi Fevziu është një fëmijë i “birësuar” në moshën 14-vjeçare tek familja e Ali Fevziut. Faktikisht, Blendi nuk ishte i birësuar me letra por është rritur në këtë familje si djalë dhe pasuria e tij, me prona në mes të Tiranës, vjen nga familja birësuese e Ali Fevziut.

Por kush ishte Ali Fevziu? Ali Fevziu ka qenë daja i mamasë së Blendit dhe Nevisit. Ai deklaronte që ia linte trashëgim të gjithë pasurinë e tij, fëmijëve të mbesës, Blendit dhe Nevisit por pa dokumente. Pronat e trashëguara nga Ali Fevziu, i përkasin familjes Toptani.

Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve. Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.

Por Fevziu ka patur probleme për këto prona dhe është akuzuar nga Toptant si fallsifikator dhe mashtrue, madje janë zhvillua dhe disa gjyqe radhazi me fisin Toptani dhe natyrisht Bledi ka dal i fituar me drejtësin e hajdutëris të udhëhequr na baba Saliu, në kohën kur zhvilloheshin ngjarjet.
Ali Fevzi njihet edhe si birësuesi i gazetarit Blendi Fevziu, i lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjik Hektor dhe Rezane Bregasi. Me një vendim të datës 25 shkurt 2008, gazetari Fevziu ndryshoi të dhënat e aktit të lindjes, pasi, sipas padisë, kanë qenë të pasakta, konkretisht nga vendi i lindjes “Lushnjë” në atë “Tiranë”, padi kjo që u pranua nga togat e zeza. Ndërkohë, referuar dokumentave gjyqësorë, që në vitin 1983, kur Fevziu kishte mbushur 14 vjeç me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.

Historia mes gazetarit dhe një pjese të Toptanasve është e hershme dhe e mbushur me kërkesa gjyqësore vitet e fundit. Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, i cili ishte martuar me Advijen dhe kishte katër fëmijë. Iliazin, Ibrahimin, Niagjarin dhe Ganimeten. Advija u nda nga Refik Bej Toptani dhe u largua në Itali, ndërsa tre fëmijët mbetën nën kujdesin e Refik Bej Toptanit. Pak kohë nga ndarja, vrau veten në Vjenë të Austrisë djali Ibrahimi. Tre fëmijët e tjerë u rritën dhe u arsimuan. Refik Bej Toptani e ndau dhe përpjesëtoi pasurinë e bashkëshortes dhe të tijën në katër pjesë, për vete dhe tre fëmijët, pra Iliazin, Ganimeten dhe Niagjarin.

Iliazi e shiti pasurinë te dy motrat, Ganimete dhe Niagjar, dhe iku nga Shqipëria për në Itali. Pak vite më pas Refik Bej Toptani rimartohet. Me gruan e re, znj. Zybejte, pati dy fëmijë, Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdiq pa lanë trashëgimtar. Ndërsa, Petriti pati katër fëmijë, Refikun, Ibrahimin, Vivianen dhe Evelinën.

Tashmë, pas vdekjes së Pelazhit edhe fëmijët e Ganimetes dhe Niagjar Toptanit kërkojnë pasuri nga Pelazhi, por, trashëgimtarët dhe vetë Refiku, Ibrahimi, Viviana dhe Evelina kërkojnë që fëmijët e Niagjarit dhe Ganimetës të mos përfitojnë pasuri nga vdekja trashëgimia e Pelazhit, pasi pasurinë ata e kishin marrë.

Ky kundërshtim mes tyre, ka bërë që avokati i Refikut, Ibrahimit, Vivianës dhe Evelinës t’i drejtohet me një sërë padish civile kundërshtimit të përfitimit të trashëgimisë nga dy motrat dhe trashëgimtarët e tyre, mes tyre edhe gazetari Fevziu. Për këtë fakt, gazetari Fevziu është kallëzuar edhe në prokurori, nga avokati i Refik, Ibrahim, Viviana dhe Evelina Toptani të cilët e akuzojnë për “vjedhje me anë të mashtrimit” të pasurisë së tyre.

Share215Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In