• Kontakt
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Materiali audio nga Këshilli Politik: Si PD kërkoi modelin e Letonisë për koalicionet dhe ndryshimi disa herë i qëndrimeve

25/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Materiali audio nga Këshilli Politik: Si PD kërkoi modelin e Letonisë për koalicionet dhe ndryshimi disa herë i qëndrimeve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim refuzuan për katër javë që të mbështesnin kërkesën e opozitës parlamentare e më pas nismën e dakordësuar edhe mes tyre dhe mazhorancës për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Argumenti kryesor mbrojtës në qëndrimin e opozitës jashtëparlamentare ishte paprekshmëria dhe shejtëria e Kodit Zgjedhor të amenduar mbi bazën e marrëveshjes së 5 Qershorit.

Ndodhur në këtë situatë, mazhoranca dhe opozita parlamentare firmosën një marrëveshje për të mbështetur votimin në 23 Korrik të amendimeve në Kodin Zgjedhor pa ndryshime e më pas votimin e ndryshimeve në Kushtetutë në 30 Korrik për të sanksionuar hapjen e listave.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare e dhanë provën e tyre duke e votuar më shumicën e cilësuar të votave amendimin e Kodit Zgjedhor sipas dakordësisë së Këshillit Politik. Këtu fillon dhe loja e PD/LSI të cilat zgjedhin të luajnë blofin duke deklaruar mbështetjen për hapjen 100% të listave me kusht të koalicionet të qëndrojnë sikurse janë aktualisht.

Gazeta “Tema” ka arritur të sigurojë materialin audio të bisedimeve shumë orëshe të zhvilluara në Këshillin Politik ku është debatuar posaçërisht edhe çështja e koalicioneve në kushtet e listave të hapura.

Sipas këtij materiali rezulton se në mbledhjen e datës 21 Korrik ku përballë Gazmend Bardhit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit ishte edhe Kryetari i PS-së Edi Rama, ky i fundit u ka drejtuar pyetjen: Më gjeni një shtet tjetër në Evropë që ka një koalicion siç ekziston në vendin tonë, ku secila parti hyn në një koalicion por garon edhe me listën e vet brenda aleancës.

“Thatë ku në Evropë ekziston modeli i koalicionit me listë të përbërë. Ju e kujtoni kur është future ky që kemi ne? Po jua freskoj unë se mund të mos e keni patur vëmendjen në atë kohë. Koalicioni i përbërë është futur në vitin 2003 me miratim konsensual nga Komisioni i Reformës Zgjedhore në atë kohë. I marrë si model drejtpërdrejt nga libri i të drejtës publike të shtetit Italian. Meqe sfidove argumentin ja kjo është përgjigja”, shprehet përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi.

Pra, Partia Demokratike deklaron se modeli aktual i koalicionit që zbaton Shqipëria është marrë prej një libri të së drejtës publike të shtetit Italian dhe nuk është një sistem i cili aplikohet në një vend tjetër evropian.

Gjendur ngushtë në mungesë argumenti, në mbledhjen e datës 24 Korrik, demokratët ndryshojnë versionin duke deklaruar se modeli i koalicionit me listë të përbërë aplikohet në Belgjikë.

“Në Belgjikë termi për aleancën zgjedhore është kartel. Kartelet përfshijnë thotë dhe jep një seri se kush janë partitë. Ka Danimarka, ka Greqia ku Syriza ka qenë aleancë partish e më pas është bërë parti. Në Itali është përdorur që prej vitit 1994.

Hollanda e ka më interesant shpjegimin. Jep dy lloje listash, lista e kombinuar kjo që kemi ne që përdoret për kartelin. E ka patur deri në 2017. Tjetra është lista e përbashkët. Lista e përbashkët është kur dy apo më shumë parti bëhen bashkë në një listë të vetme”, ndryshon qëndrimi i Bylykbashit.

Gjatë debateve, në po të njëjtën mbledhje, atë të datës 24 Korrik, Bylykbashi insiston se ajo çka kërkon opozita jashtëparlamentare është funksionimi i koalicionit sipas modelit të Letonisë.

“The kush është një vend dhe po ta jap një vend. Është Letonia. Flet për kush ka të drejtën të paraqesë lista kandidatësh. Mund të paraqitet nga një parti politike e regjistruar ligjërisht dhe nga një aleancë e partive politike të regjistruara ligjërisht. Këta e kanë këtë të rregulluar. Nga ana tjetër dorëzimin e listave e bën për llogari të aleancës politike. Në modelin që kemi ne e bën përsoni i autorizuar, siç e kemi ne”, thekson Bylykbashi në variantin e tretë.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp në selinë e Partisë Demokratike, Bylykbashi solli një tjetër shembull, atë të Kosovës që sipas tij është ajo çka kërkon opozita jashtëparlamentare.

“Unë iu përmenda fletën e votimit të Kosovës, ku votohet për parti dhe zgjidhet numri i kandidatit në listën e asaj partie. Ja ku është një fletë votimi e thjeshtë (tregon sërish fletën), për të njëjtin problem që shtron Edi Rama dhe që tregon që është gënjeshtër. Ky është modeli që ka Kosova, ka edhe zgjidhje të tjera”, insiston tashmë në variantin e katërt brenda 5 ditësh Bylykbashi.

Po cila është arsyeja përse Partia Demokratike nuk arrin dot të gjejë një model identik me Shqipërinë dhe detyrohet të hidhet nga njëra degë në tjetrën? Shqipëria zbaton një sistem proporcional rajonal ndarë në 12 rajone. Në rastin eventual të hapjes së listave do duhej që mandatet të ndahen së pari midis koalicioneve, më pas midis partive brenda koalicioneve dhe së treti midis vet kandidatëve në secilën parti.

Këtë skemë të ndërlikuar nuk e ka asnjë vend dhe rrjedhimisht Partia Demokratike duket në kushtet e mungesës së plotë të argumentit. Të gjitha vendet e përmendura prej tyre kanë një prej elementëve të ndryshëm, ose llojin e proporcionalit, ose ndarjen zonale ose formën me të cilën hyjnë në garë koalicionet si listë e përbërë apo listë unike. Në Belgjikë, në Hollandën e deri 2017, Syriza vet apo edhe në Letoni, forma e koalicionit është ajo që përsërisin pa pushim prej një muaji Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Procesi aktual i votimit në Shqipëri është krejt i thjeshtë me vetëm një shenjë krah logos të partisë dhe sërish çdo palë zgjedhje ka një numër të konsiderueshëm fletësh votimi të pavlefshme. Procesi i numërimit sërish është krejt i thjeshtë por kjo nuk ka shmangur zvarritjen disa ditore të numërimit të votave. Pyetja që duhet ti bëjë vetes çdo qytetar është se sa do të zvarritet më tej procesi i numërimit dhe shqyrtimit të ankesave nëse në çdo fletë votimi, numëruesit duhet të numërojnë së pari votat për koalicionin, së dyti votat për partinë, së treti votat për kandidatët brenda partive?

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Brigitte Bardot, biondja bombastike që revolucionarizoi kinemanë në vitet 1950, nga historitë e shumta të dashurisë te përballja me të birin në gjyq

In memorie! Brigitte Bardot, biondja bombastike që revolucionarizoi kinemanë në vitet 1950, nga historitë e shumta të dashurisë te përballja me të birin në gjyq

28/12/2025
Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

28/12/2025
Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

Në kujtim të aktorit Teodor Rupi në këtë 35 vjetor të ndarjes nga jeta, heroi i heshtur i teatrit “A. Moisiu”

28/12/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In